Agron Dalipaj
Agron Dalipaj (Këlcyrë, 1963) është etimolog dhe studiues i gjuhës shqipe [1] . Studimet e larta i ka kryer në degën Financë në Institutin Bujqësor të Kamzës. Ka shërbyer për një periudhë si kryetar i Dhomës së Tregtisë në Përmet. Për disa vite jetoi në Athinë, Greqi, ku hapi një librari me libra të ndryshëm në gjuhën shqipe. Gjatë kësaj kohe botonte gazetën me emrin “Iliria”. Në vitin 2009 u kthye në Shqipëri dhe u vendos në qytetin e Pogradecit. Pas kthimit në Shqipëri, kreu universitetin e dytë part-time në Universitetin "Fan Noli" në Korçë në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Në periudhën e studimeve universitare ka qenë mjaft aktiv në shtypin e kohës, ku ka botuar artikuj të ndryshëm të lidhur me Gjuhën Shqipe. Agron Dalipaj ka botuar gjithashtu shumë libra [2] në lidhje me etimologjinë e gjuhës shqipe dhe ka krijuar të ashtuquajturën "Teoria e embriomorfemave".
Botime
Redakto- Gjuha Kozmike [3] - 2016
- Gjuha Kozmike 2 [4] - 2017
- Greqishtja: një bijë e shqipes [5] - 2019
- Pseudoorientalizmat në gjuhën shqipe : ("turqizmat") [6] - 2020
- Latinishtja dhe Italishtja në prizmin e shqipes 1 [7] - 2021
- Latinishtja dhe Italishtja në prizmin e shqipes 2 [8] - 2021
- Mitet, origjina dhe gjuha e tyre [9] - 2023
Referime
Redakto- ^ https://usalbanianmediagroup.com/agron-dalipaj-shqipja-eshte-adn-ja-e-gjuheve-indo-evropiane/
- ^ https://www.bksh.al/search/Agron%20Dalipaj/
- ^ https://www.bksh.al/details/95092/
- ^ https://www.bksh.al/details/108108/
- ^ https://www.bksh.al/details/121506/
- ^ https://www.bksh.al/details/124095/
- ^ https://www.bksh.al/details/457688/
- ^ https://www.bksh.al/details/461837/
- ^ https://www.bksh.al/details/480729/