Agron M. Rexhepi u lind më 13 shtator 1963 në Prishtinë. Aktualisht punon si Drejtor i Qendrës Sportive për ngritjen e aftësive morfo-funksionale, Fitnes & Nutricion “Corpore Sano” në Prishtinë, është zv.drejtor i Institutit të Antropologjisë Sportive, BTEC HND Tutor në Oxford College, si dhe ligjeron në Kolegjin Universi.

Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu ne Prishtinë. Studioi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Magjistroi në vitin 1998 në degën e shkencave të kulturës fizike. Në vitin 2000 kreu specializimin nga Mjekësisë Sportive. Ndërkaq në vitin 2003 doktoroi në shkencat e Mjekësisë. Mё 2005-2007 kreu tri nivele tё kursit "Fitness and Nutrition" dhe fitoi titullin Instruktor i Fitnessit, ndёrkaq mё 2009 nё Oxford diplomoi nё "Sports Nutrition".

Gjatë viteve 2004-2005 ligjeroi nё Fakultetin e Mjekёsisё, dega e fizioterapisё nё Prishtinё, si dhe ishte anëtar dhe zv.drejtor i Shoqatёs sё Antropologёve tё Kosovёs.

Është autor i tre librave: Mejkesia Sportive, Nutricioni dhe sportistet, Doracaku Antropologjik, si dhe autor i mbi 40 punimeve shkencore të publikuara në revista të ndryshme siq janë: International Journal of Morphology, International Journal of Biometrics, Human Movement, The Internet Journal of Pulmonary Medicine, Anthropological Notebooks, Medicus, Acta kineziologica, Praxis Medica, Vizione, Apollonija, Eurosporti, etj. Ka bёrё mbi 21 prezentime nё tubime ndёrkombёtare shkencore.

Autor i mbi 20 artikujve të Mjekësisë Sportive të publikuara në gazetat ditore: Koha Ditore, Bota sot, Paqja, Epoka e Re (periudha kohore 2000 – 2008).