Ahmet Davutoglu

politikan turk
(Përcjellë nga Ahmet Davutoğlu)

Ahmet Davutoglu (lindi më 26 shkurt 1959) është politikanë turk dhe ish-diplomat i cili ishte kryeministër që nga 28 gushti 2014 deri më 24 maj 2016 dhe kryetar i AKP-së që nga 27 gushti 2014 deri më 22 maj 2016.

Ahmet Davutoglu
Kryeministri i 26-të i Turqisë
Në detyrë
28 gusht 2014 – 24 maj 2016
Paraprirë ngaRexhep Taip Erdoan
Pasuar ngaBinali Jëlldërëm
Kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit
Në detyrë
27 gusht 2014 – 22 maj 2016
Paraprirë ngaRexhep Taip Erdoan
Pasuar ngaBinali Jëlldërëm
Ministri i Jashtëm i Turqisë
Në detyrë
1 maj 2009 – 29 gusht 2014
Paraprirë ngaAli Babacan
Pasuar ngaMevlüt Çavuşoğlu
Të dhëna vetjake
U lind më26 shkurt 1959
Tashkenti, Konia, Konia, Turqi
Partia politikePartia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (2002-2019)
Bashkëshortja/etSare Davutoğlu(m.1984)
Fëmijët5
ArsimimiUniversiteti i Fordhamit, Universiteti i Pensilvanisë
Nënshkrimi

Më parë nga viti 2009 deri në 2014, Ahmeti ishte ministër i punëve të jashtme dhe si këshilltar kryesor i kryeministrit Rexhep Taip Erdoan, nga viti 2003 deri në 2009.

Ahmet Davutoglu lindi në Tashkenti, Konia, KoniaTurqi. Ai u diplomua në gjimnazin e Stambollit, e cila është një Deutsche Auslandsschulen (shkollë internacionale gjermane) dhe studio në Departamentin e Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Universitetit Bogaziçi, Stamboll. Ai ka një diplomë master në Administrim Publik dhe një diplomë PhD në Marrëdhëniet Politike Shkenca dhe Ndërkombëtare nga Universiteti Bogazici. Midis viti 1993 dhe 1999, Davutoglu ka punuar në Universitetin Marmara dhe u bë profesor në vitin 1999. Ai ishte kryetar i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Beykent në Stamboll, Turqi. Midis 1995 dhe 1999, ai shkroi kolona javore për të përditshmen turke Yeni Şafak.

Ai u martua me Sare Davutoglu më 1984, e cila punon si gjinekologe në Stamboll. Ata kanë një djalë dhe tri vajza. Përveç turqishtes, ai din të flasë poashtu anglisht, gjermanisht dhe arabisht.