Ahmet Ismaili i lindur (më 9 mars 1984) në Podujevë, Republika e Kosovës.

Dr. Ahmet Ismaili
Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
Titullar
Në detyrë
10 gusht 2023 – Aktuale
ZëvendësguvernatoriDardan Fusha

Milot Cakaj

Nesrin Shileku-Shala
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Drejtor Menaxhues, Anëtar Bordi
Titullar
Në detyrë
1 tetor 2022 – 31 korrik 2023
Thesari i Shtetit – Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Drejtor i Përgjithshëm
Titullar
Në detyrë
1 gusht 2017 – 31 korrik 2022
Të dhëna vetjake
U lind më9 mars 1984
Podujevë, Republika e Kosovës
ArsimimiDoktor i Shkencave të Ekonomisë, Banka dhe Financa
ShkollimiUniversiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Fakulteti Ekonomik

Më 13 korrik 2023, Kuvendi i Republikës së Kosovës e zgjodhi Dr. Ismailin në pozitën e Guvernatorit[1]Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

Nga gushti i vitit 2023[2], Ismaili ushtron detyrën e Guvernatorit të BQK-së si dhe nga detyra zyrtare kryeson Bordin Menaxhues të Fondit për Sigurimin e Depozitave (FSDK)[3].

Biografia profesionale

Redakto

Ahmet Ismaili ka kryer studimet në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", në Fakultetin Ekonomik[4] dhe mban titullin Doktor i Shkencave të Ekonomisë, në drejtimin Banka dhe Financa.

Dr. Ismaili ka karrierë gati 20 vjeçare, në fushën e bankave dhe financave, duke mbajtur pozita të larta drejtuese, me rezultate të rëndësishme në industrinë financiare dhe sektorin publik. Përvoja profesionale prej 12 vitesh konsiston në industrinë financiare, veçanërisht në sistemin bankar dhe sigurime, në pozicione të ndryshme deri te ato drejtuese (Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordit) në institucione financiare bankare, si vendore dhe ndërkombëtare.

Për një mandat të plotë 5-vjeçar, shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit në Ministrinë e Financave, Punëve dhe Transfereve të Republikës së Kosovës (MFPT).

Me detyrë zyrtare, Ismaili ishte anëtar i Komitetit Kombëtar të Pagesave në kuadër të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), si dhe i disa komisioneve tjera ndërinstitucionale, përfshirë Grupin për Strategjinë për Reformën e Financave Publike, Draftimin e Ligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, etj. Në këtë detyrë pati rastin të përfaqësojë në nivele më të larta Republikën e Kosovës, duke prezantuar vendin në institucionet kryesore financiare ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF), Banka Botërore (WB), Thesari Amerikan (US Department of the Treasury) dhe në forume profesionale të thesareve dhe bankave qendrore nga rajoni deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka kryesuar në emër të Republikës së Kosovës disa procese të negocimit për marrëveshje financiare me institucionet kryesore ndërkombëtare.

Së fundi, Ismaili ishte Drejtor Menaxhues dhe Anëtar Bordi në institucionin e pavarur Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), ndërsa paraprakisht ka qenë Anëtar i Bordit dhe i Komitetit të Auditimit në Fondin për Sigurimit Shëndetësor (FSSH).

Angazhimi akademik

Redakto

Sa i përket anës akademike, Dr. Ismaili ka qenë i angazhuar dhe ka ligjëruar për rreth 8 vite në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe universitete të tjera të akredituara në Kosovë, si në nivelin e Bachelor dhe Master, në lëndët e fushës bankare dhe financiare: Banka dhe Afarizëm Bankar, Menaxhimi Financiar, Analizë Financiare, etj.

Nga viti 2007, Ismaili ishte trajner i lartë vendor i certifikuar dhe ekspert i Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK), për programet në Federatën Evropiane të Certifikimit në Banka (EFCB) dhe Rrjetin Evropian të Trajnimit të Shërbimeve Financiare dhe Bankare (EBTN).

Ka përfunduar një numër të madh të trajnimeve profesionale jashtë vendit. Ismaili ka punuar dhe është angazhuar si ekspert dhe konsultent i institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, si në Qendrën për Ekselencën Financiare (CEF) me seli në Lubjanë të Sllovenisë, si dhe për kompani financiare amerikane me seli në Washington D.C.

Dr. Ismaili gjithashtu është Guvernator i Republikës së Kosovës në Bordin e Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF) dhe Guvernator Alternativ i Grupit të Bankës Botërore (WBG).

Guvernator i BQK-së

Redakto

Dr. Ismaili nga 10 gushti 2023 ushtron detyrën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Është guvernatori i pestë i BQK-së që nga shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kompetencat e Guvernatorit

Detyrat e Guvernatorit janë të përcaktuara sipas Ligjit 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës[5], i miratuar në qershor 2008, ku neni 37 parasheh që:

  1. Guvernatori propozon dhe zbaton politikat e Bankës Qendrore për të realizuar objektivat e parashtruara në nenin 7 të këtij Ligji. Guvernatori mund të delegojë, me shkrim, secilën nga kompetencat apo detyrat e tij/saj tek njëri prej Zëvendësguvernatorëve apo tek anëtarë të tjerë të lartë të personelit.
  2. Guvernatori do të përcakton renditjen me të cilën Zëvendësguvernatorët do ta zëvendësojnë atë gjatë çdo periudhe të mungesës apo paaftësisë së tij/saj për punë.
  3. Guvernatori është përgjegjës ndaj Bordit të Bankës Qendrore për ekzekutimin e politikave të Bankës Qendrore si dhe për drejtimin dhe kontrollin e administrimit dhe operacioneve të Bankës Qendrore.
  4. Të gjitha kompetencat, sipas këtij Ligji, që nuk janë rezervuar në mënyrë specifike për Bordin e Bankës Qendrore ose për Bordin Ekzekutiv, do t’i ngarkohen Guvernatorit. Brenda kufizimeve të kompetencave të tij, Guvernatori do të ketë autoritet t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për administrimin ose për operacionet e Bankës Qendrore, duke i përfshirë pa kufizime prokurimin e mallrave dhe të shërbimeve, realizimin e zotimeve kontraktuese në emër të Bankës Qendrore, emërimin e anëtarëve të personelit dhe të agjentëve të Bankës Qendrore, si dhe përfaqësimin e përgjithshëm të Bankës Qendrore, duke e përfshirë përfaqësimin para organeve të drejtësisë.
  5. Guvernatori i raporton Bordit të Bankës Qendrore jo më pak se dhjetë herë në vit mbi realizimin e operacioneve dhe politikave të Bankës Qendrore, mbi qëndrueshmërinë e sistemit financiar, si dhe mbi gjendjen e tregjeve të parasë, të kapitalit dhe të valutave, duke përfshirë të gjitha ngjarjet dhe kushtet që kanë ose pritet të kenë ndikim domethënës në administrimin apo operacionet e Bankës Qendrore, në realizimin e politikave të saj, në sistemin financiar, apo në tregjet e përmendura më lart.

Plani Strategjik 2024-2028

Plani Strategjik i BQK-së për periudhën 2024-2028[6] merr parasysh të gjitha kërkesat e nevojshme të kohës dhe shërben si udhërrëfyes për të adresuar çështjet që lidhen me:

  • Qëndrueshmërinë dhe stabilitetin financiar
  • Modernizimin e infrastrukturës së tregut financiar
  • Edukimin dhe përfshirjen financiare
  • Avancimin e mbrojtjes së konsumatorit
  • Zgjerimin e bashkëpunimit dhe ndikimit në fushat e përgjegjësisë

Ky Plan Strategjik përbëhet nga pesë (5) objektiva dhe pesëdhjetë (50) veprime strategjike që udhëhiqen nga vizioni, misioni e vlerat e BQK-së dhe zotimi jonë për të forcuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar, promovuar konkurrencën dhe gjithë-përfshirjen financiare, rritur transparencën dhe llogaridhënien si dhe për të ruajtur interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Qëllimi 1 – Forcimi i qëndrueshmërisë dhe stabilitetit financiar

Avancimi i kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse për të identifikuar dhe reaguar me kohë ndaj rreziqeve të institucioneve financiare në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar.

Qëllimi 2 – Ngritja e kapaciteteve, përkushtimi ndaj personelit, digjitalizimi dhe modernizimi i proceseve

Modernizimi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në funksion të ngritjes së nivelit të qeverisjes korporative, kapaciteteve njerëzore, kontrollës së brendshme, menaxhimit të riskut, transparencës, proceseve dhe operacioneve të punës.

Qëllimi 3 – Modernizimi i infrastrukturës së tregut financiar dhe konkurrueshmëria

Avancimi i infrastrukturës për shlyerjen e pagesave dhe Letrave me Vlerë dhe për digjitalizimin e shërbimeve të pagesave në funksion të nxitjes së konkurrencës dhe zhvillimit të tregut.

Qëllimi 4 – Avancimi i mbrojtjes së konsumatorit, edukimi financiar dhe përfshirjes financiare

Promovimi i edukimit financiar, qasjes në financa dhe gjithë-përfshirjes financiare si dhe praktikave më të mira të ofrimit të shërbimeve nga institucionet financiare.

Qëllimi 5 – Zgjerimi i bashkëpunimit, përfshirjes dhe ndikimit në fushat e përgjegjësisë

Ngritja e nivelit të bashkëpunimit me akterët e jashtëm, institucionet financiare, autoritetet rregullatore, institucionet financiare ndërkombëtare dhe institucionet tjera përkatëse me interes të përbashkët.

Të dhëna shtesë

Redakto

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Fondi për Sigurimin e Depozitave

Referime

Redakto
  1. ^ "Ahmet Ismaili zgjedhet Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës".
  2. ^ "Presidentja Osmani dekretoi z. Ahmet Ismaili në postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës".
  3. ^ "Kryesues i Bordit Menaxhues".
  4. ^ "Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Fakulteti Ekonomik".
  5. ^ "Ligji 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Kompetencat dhe detyrat e Guvernatorit" (PDF).
  6. ^ "Plani Strategjik i BQK-së 2024-2028" (PDF).