Ayşe Ajda Pekkan është një këngëtare e muzikës pop dhe aktore turke.

Biografia

Redakto

Ka lindur më 12 shkurt 1946Stamboll, me një baba officer në marinën turke. Në vitin 1962 ajo prezantohet si këngëtare në një klub shu-më të zgjedhur: Çatı. E nderuar nga një konkurs të or-ganizuar nga revista SES në kërkim të një talenti të ri në vitin 1963, ajo fillon një karrierë profesionale si artiste.

Me paraqitjen e saj shumë evropiane dhe me një karakter të shprehur Ajda Pekkan bëhet një kukull i kinemasë turke. Në vitin 1963 deri në 1967, ajo xhiron 47 filma me aktorë të njohur si Cüneyt Arkın, İzzet Günay apo Ediz Hun dhe vendos të largohet nga karriera e saj kinematografike.

Ajda Pekkan ështe njëra nga këngëtaret e para turke që ka interpetuar muzikë pop. Në fillim repertori përbëhej nga këngët italiane, franceze ose angleze ku ajo i interpreton ngandonjëherë turqisht. Ajo regjistron në vitin 1965 diskun e saj të parë vetëm Her yerde kar var – 17 yaşında. Në vitin 1967 ajo famëzon diskun e saj të dytë İki yabacı. Në vitin 1968-1969, ajo prezanton Turqin ne Festivalin Internacional të Muzikës Apollonija ne me një këngë turke Özleyiş, dhe me një tjetër në anglisht "Perhaps one day".

Ajda Pekkan tërheq vëmendje e shtëpive të huaja të disqeve dhe vendoset ne France. Mort Shuman dhe Etien Roda Gil i kompozojnë një këngë të përshtaçme për atë Babylone Babylone. Për të kuro-rëzuar karrieren e saj franceze, ajo jep një varg me koncerte në Olympia me Enrico Macias. Është pikërisht në ketë kohë që ajo regjistron disa tube në frengjisht, germanisht, greqisht, spanisht, japonisht dhe bëhet një këngëtare e famshme internacionale. Në mes të viteve 1970, karriera e saj është në zénith. Ajo regjistron Tanrı Misafiri, Kimler Geldi Kimler Geçti, Hoşgör Sen, qe jo vetëm janë tuba por bëhen gjithashtu klasikët e Pekkanit.

Në vitin 1977 ajo përfaqëson Turqin në Festivalin e Muzikës në Yamaha me një këngë franceze, ajo fiton dy çmime të mëdha : interpretuesja më e mirë dhe kënga më e mirë. Në vazhdim të sukseseve të saj, ajo regjistron dy këngë në Japoni.

Ajda Pekkan prezanton Turqin në Konkursin Eurovizion të Këngës 1980 me titullin Petroil por e zhgënjyer nga rezultati ajo largohet në Amerikë. Me rikthimin në Turqi, pa humbur kohë, ajo ndez skenën me një show revolutionare Superstar 83 dhe me shpejtësi ajo bën një album të përbashkët me grupin popullor Beş Yıl Önce On Yıl Sonra. Menjëherë pas martesës ajo pezullon karrierën saj për vite me radhe dhe e thyen qetësin me albumin Ajda 90. Ndiqet nga albumet Ajda 91, Ajda 93 dhe Ajda 96. Në vitin 1998 ajo regjistron albumin Best Of, në vitin 2000, albumin e dyfishtë Diva (vazhdimi i Best Of). Në 2003 këndon vetëm këngën Sen İste dhe ngjitet në vendin e parë.

Në 1998, ministri i kulturës turke i akordon asaj titullin këngëtarja më e madhe e vendit. Me albumin e fundit Ben Aslında O Gördüğün Cool Kadın Değildim i botuar në 2006, Ajda tregon edhe një here që është njëra nga interpretueset më të mira, më të rëndësishme, më me fame në Turqi.

Diskografia

Redakto

Albumet

Redakto
  • Ajda Pekkan (1968)
  • Fecri Ebcioglu Sunar (1969)
  • Ajda Pekkan Vol III (1972)
  • Ajda (1975)
  • La Fete A L’Olympia (1976)
  • Süperstar (1977)
  • Pour Lui (1978)
  • Süperstar II (1979)
  • Sen Mutlu Ol (1981)
  • Sevdim Seni (1982)
  • Süperstar III (1983)
  • Ajda Pekkan - Beş Yıl Önce On Yıl Sonra (1984)
  • Süperstar IV (1987)
  • Ajda 1990 (1990)
  • Seni Seçtim (1991)
  • Ajda ’93 (1993)
  • Ajda Pekkan (1996)
  • The Best of Ajda (1998)
  • Diva (2000)
  • Cool Kadin (2006)

Single

Redakto
  • Abidik Gubidik Twist (1964)
  • Her Yerde Kar Var (1965)
  • Moda Yolunda (1966)
  • Seviyorum (1966)
  • İki Yabancı (1967)
  • Dönmem Sana (1967)
  • Oyalama Beni (1967)
  • Aşk Oyunu (1967)
  • Boşvermiştim Dünyaya (1967)
  • Dünya Dönüyor (1968)
  • Kimdir Bu Sevgili (1968)
  • Özleyiş (1968)
  • Boş Sokak (1968)
  • Ne Tadı Var Bu Dünyanın (1969)
  • İki Yüzlü Aşk (1969)
  • Durdurun şu Zamanı (1969)
  • Ben Bir Köylü Kızıyım (1969)
  • Son Arzu (1969)
  • Ay Dogarken (1969)
  • Sensiz Yıllarda (1970)
  • Yagmur (1970)
  • Gençlik Yılları (1971)
  • Yalnızlıktan Bezdim (1971)
  • Sen Bir Yana Dünya Bir Yana (1971)
  • Olanlar Oldu Bana (1972)
  • Dert Bende (1972)
  • Kaderimin Oyunu (1973)
  • Tanrı Misafiri (1973)
  • Seninleyim (1973)
  • Nasılsın İyi misin (1974)
  • Sana Neler Edecegim (1974)
  • Hoşgör Sen (1975)
  • Al Beni (1975)
  • Ne Varsa Bende Var (1976)
  • Je T'apprendrai L'amour (1976)
  • Gözünaydın (1976)
  • Viens Dans Ma Vie (1977)
  • Aglama Yarim (1977)
  • A Mes Amours (1977)
  • Ya Sonra (1978)
  • Pet'r Oil / Loving On Petrol (1980)
  • Diva (2000)
  • Sen İste (2003)
  • Vitrin (2006)
  • Amazon (2007)

Lidhje të jashtme

Redakto