Akademia Europæa është akademi shkencore joqeveritare evropiane e themeluar në vitin 1988. Anëtarë të saj janë shkencëtarë dhe profesorë të cilët kanë qëllim kolektiv ta promovojnë mësimin, arsimin dhe hulumtimin.[nevojitet citimi] Ajo e publikon European Review nëpërmjet Cambridge Journals[1].

HistoriaRedakto

Koncepti i një 'Akademie evropiane të shkencave' u ngrit në një takim të ministrave evropianë të shkencës të mbajtur në Paris në vitin 1985. Shoqata mbretërore nga Mbretëria e Bashkuar pastaj organizoi një takim në Londër në qershor të vitit 1986 ku morën pjesë Arnold Burgen (Mbretëria e Bashkuar), Hubert Curien (Francë), Umberto Columbo (Itali), David Magnusson (Suedi), Eugen Seibold (Gjermani) dhe Ruud van Lieshout (Holandë) – të cilët u pajtuan për nevojën e krijimit të akademisë evropiane.

Akademia Europæa u themelua si Akademi evropiane e shkencave, në mbledhjen e mbajtur në Kembrixh në shtator të vitit 1988, dhe kryetar i parë u zgjodh Arnold Burgen. Ministri francez i shkencës, Hubert Curien, i cili më vonë u zgjodh kryetari i dytë i Akademisë, e mbajti fjalimin e inaugurimit. Takimi i parë plenar u mbajt në Londër në qershor të vitit 1989, deri në të cilën kohë kishte 627 anëtarë.

AnëtarësiaRedakto

Anëtarësia është vetëm me ftesë, pas një procesi përzgjedhës të recenzionit.

Akademia ka mbi 2000 anëtarë, duke përfshirë mbi 40 fitues të Çmimit Nobel, nga 35 vende evropiane dhe 8 vende joevropiane. Anëtarësia përfshin ekspertë udhëheqës nga shkencat fizike dhe teknologjia, shkencat biologjike dhe mjekësore, matematika, letërsia dhe shkencat humane, shkencat sociale dhe kognitive, ekonomia dhe legjislacioni.

Seksionet akademikeRedakto

Pas përzgjedhjes, anëtarët vendosen në seksione të ndara sipas diciplinave.

Shih poashtuRedakto

ReferimetRedakto

  1. ^ The European Review

Linket e jashtmeRedakto