Alfa Romeo
Alfa Romeo është prodhues italian i automjeteve, themeluar në vitin 1910 në Torino. Alfa Romeo është pjesë e kompanisë Fiat Group që nga viti 1986. Kompania fillimisht njihej si A.L.F.A., shkurtesë kjo nga Anonima Lombarda Fabbrica Automobili.
Lloji | Që nga viti 1986 pjese e Fiat S.p.A. |
---|---|
Industria | Automobilistikë |
Themeluar në | 24 qershor 1910 në Milano |
Zyrat qendrore | Torino, Itali |
Njerëzit kyç | Luca di Montezemolo - President Antonio Baravalle - CEO |
Prodhimi | 147 Alfa Romeo 159 Alfa Romeo 166 Alfa Romeo Brera Alfa Romeo Spider Alfa Romeo GT Alfa Romeo 8C Competizione |
Faqja e internetit | http://www.alfaromeo.com/ |
Historiku
RedaktoKopania që u bë Alfa Romeo u themelua si Società Anonima Italiana Darracq (SAID) në vitin 1906 nga Cavaliere Ugo Stella, një aristokrat nga Milano, në një partneritet me kompaninë fanceze të automobilave, të Alexandre Darracq-ut. Kompania fillimisht prodhonte veturat e Darraq-ut në Naples, por pasi partneriteti dështoi Stella dhe bashkë investitori tjetër italian zhvendosën prodhimin në një fabrikë të poseduar nga Darracq në Milano si pjesë e firmës Portello, dhe kompania u riemërua në A.L.F.A. (Anonima Lombarda Fabbrica Automobili). Vetura e parë jo-Darracq u prodhua në vitin 1910 24 HP, dizajnuar nga Giuseppe Merosi. Më pas Merosi dizajnon edhe motorin më të fuqishëm për veturat Alfa njohur si 40-60 HP.
Alfa Romeo - shenja dalluese
RedaktoNë vitin 1910 teknikut Romano Cattaneo iu dha detyra për të krijuar një logo për kompaninë e re të themeluar në Milano, ALFA. Kështu që një ditë ai duke pritur tramin në stacionin Piazza Castello në Milan u inspirua nga kryqi i madh i kuq i familjes Visconti dhe nga stema biscione bmi derën e madhe në Castello Sforzesco.
Me ndihmë nga Giuseppe Merosi, dizajnuesi, në skemat e tijë përfshiu edhe stemën e qytetit të Milanos edhe atë të familjes të rrethuar me ngjyrë të kaltër të errët dhe në gjysëm rrthin e sipërm të shkruar "ALFA - ROMEO" dhe "MILANO" ndaras.
Më vonë emri Milano dhe disa elemente anësore të shenjës dalluese u larguan.
Pjesmarrja në gara
RedaktoVeturat
RedaktoMarka automobilistike | Artikulli | Fotografia |
---|---|---|
Alfa Romeo 147 | Alfa Romeo 147 | |
Alfa Romeo Crosswagon Q4 | Alfa Romeo 156 | |
Alfa Romeo 159 | Alfa Romeo 159 | |
Alfa Romeo 166 | Alfa Romeo 166 | |
Alfa Romeo GT | Alfa Romeo GT | |
Alfa Romeo Brera | Alfa Romeo Brera | |
Alfa Romeo Spider | Alfa Romeo Spider | |
Alfa Romeo 8C Competizione | Alfa Romeo 8C Competizione |
Modelet e vjetra
RedaktoAlfa Romeo Cars | |
---|---|
1910 |
1910-1920 24 HP |
1920 |
1921-1922 20-30 HP |
1930 |
1931-1934 8C 2300 |
1940 | |
1950 |
1950-1958 1900 |
1960 |
1962-1968 2600 |
1970 |
1970-1977 Montreal |
1980 |
1983-1994 GTV6 |
1990 |
1992-1998 155 |
Prodhimet tjera
RedaktoKompania Alfa Romeo përveç prodhimit të automobilave gjithashtu është marrë edhe me prdhime tjera të automjeteve si LCV, kamionë, autobusa, trolejbusa etj.
- LCV
- Romeo (1954-1958)
- Romeo 2 (gjer në vitin 1966)
- Romeo 3 (1966)
- A11/F11
- A12/F12 (gjer në vitin 1983)
- Kamionë
- Alfa Romeo 430
- Alfa Romeo 500
- Alfa Romeo 800
- Alfa Romeo 900
- Alfa Romeo 950
- Alfa Romeo Mille (Alfa Romeo 1000)
- Autobusa
- Alfa Romeo 900
- Alfa Romeo 950
- Alfa Romeo Mille (Alfa Romeo 1000)
- Trolejbusa
- Alfa Romeo 110AF (1938)
- Alfa Romeo 140AF (1949)
- Alfa Romeo 900
- Alfa Romeo Mille (Alfa Romeo 1000)
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto° Paolo Rampini , Automodelli Alfa Romeo 1910-1993 , Edizioni P.R. 1993