Alfred Beleri
Alfred (Dhionisis) Beleri ka lindur në Himarë me 09 Gusht 1972, është aktivist publik për të drejtat e njeriut në Himarë dhe zv. President i Omonias [1]
Alfred Beleri | |
---|---|
Zv. President i Shoqatës Omonia | | |
Titullar | |
Në detyrë 2014 - Aktualisht | |
Karriera Akademike
RedaktoBeleri pasi kreu ciklin e ulët dhe atë mesme në Spile në vitin 1990, emigroi në shtetin fqinjë Greqinë ku fillimisht u sistemua në Zakintos e më pas në Athinë deri në dhjetor 93. Gjatë periudhës Janar – Korrik 94, Beleri transferohet në Qipro [2] për një kurs specializimi për gjuhën greke dhe impiantet termohidraulik e organizuar prej shoqates Panhimariote në ndihmë të shtetasave homogjen. Gjatë viteve 2005 – 2011 Beleri ka kryer arsimin e lartë pranë Universitetit Panteinon [3] të Athinës, Dega “Të drejtat europiane dhe ndërkombëtare”. Beleri është njohës shumë i mire gjuhëve të huaja; Greqisht dhe Anglisht.
Karriera Politike
RedaktoAngazhimi i tij në shërbim të komunitetit fillon në Zakynthos ku shumë herët zgjidhet anëtar i Komitetit Drejtues të Bashkim të Unionit të Himariotëve në Peloponezi dhe në ishujt Ionian [4] dhe më pas në Athinë në përfundim të specializimit rifillon aktivizimin në Unionin e Himarioteve ku rikthehet si anëtar i komitetit të përgjithshëm drejtues të organizatës Omonia. Nga viti 2006 – 2011 zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm dhe President i Unionit të Himarioteve. Qe nga viti 2001 e në vazhdim Beleri, ka pasur një rol aktive në mbledhjen dhe organizimin e Himarioteve për të marrë pjesë masivisht në të gjitha proçeset zgjedhore në Himarë për Omonian dhe PBDNJ [5]. Gjithashtu ai ka zhvilluar disa aktivitete politike dhe kulturorë si brenda dhe jashtë vendit lidhur me çështjen e mbrojtjës së të drejtave të banorëve në Himarë dhe tematikës së pronave. Pas kthimit të tij në vendlindje Himarë, në vitin 2014 ai propozohet dhe zgjidhet kryetar i degës lokale të Omonia dhe nga viti 2015 ai mban pozitën dhe si zv. President i Omonias.[6]
Gjithashtu Beleri është një nga sipërmarrësit më të rëndësishem dhe më të vjetër në sektorin e hotelerise qysh para 20 viteve pasi ka dhëne një kontribut të vecantë në komunitetin e Himares duke ofruar jo vetëm shërbime por edhe duke punësuar qindra banorë të zonës pranë aktivitetet të tij private. Beleri është i martuar me Antonia Taton dhe kanë dy fëmijë Petron dhe Hermionin.
Publikime
Redakto- 20 Dhjetor 2022 – Intervistë në Report TV “Vizita e Mitsotakis në Himarë” [7]
- 22 Dhjetor 2022 – Interviste në News 24 “Kandidatë për 14 Maj” [8]
- 21 Tetor 2022 – Intervistë në EuroNews “Mesazhi i Ramës” [9]
- 17 Prill 2020 – Intervistë në Zonë e lirë “Ç’thuhet nga Athina” [10]
Referime
Redakto- ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Omonoia_(organization)
- ^ https://sq.wikipedia.org/wiki/Qiproja
- ^ https://www.panteion.gr/en/
- ^ https://sq.wikipedia.org/wiki/Ishujt_e_Jonit
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2023. Marrë më 13 shkurt 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2023. Marrë më 15 shkurt 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.youtube.com/watch?v=02Semu1c_2s/
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=__mq5RpYDPQ/
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=nudWcddmDk0&t=1s/
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=hKgkP5myKoM/