Alfred Nini (Lindur më 25 maj 1965 Vlorë, Shqipëri). Piktor, Pedagog, (Vizatim, Pikturë, Histori Arti, Praktikum për Artet). Konsiderohet si njëri nga artistët më me ndikim të rëndësishëm përgjatë viteve (1996 – 2004) për artet vizuale në Vlorë. Më 15 Nëntor 1996, themeloi në qytetin e Vlorës Galerinë e parë private të quajtur "NINI Galeri". Në ditën e parë të inagurimit të galerisë u ekspozuan piktura të artistëve viziv Vlonjat. Në një kohë kur Galeria e Arteve Vlorë nuk funksiononte. Me 20 kompozime të ekspozuara në këtë Galeri, një vit më mbas hap ekspozitën e parë personale. Të trajtuara në një gjuhë dhe të një stilistike bashkëkohore, që shënohet si ekspozita e parë e hapur për artet moderne bashkëkohore në qytetin e Vlorës. Në veprat e ekspozuara në këtë ekspozitë shquheshin tematika si “Hapsirë”, “Muzikaliteti i ngjyrës” etj. Shpesh herë kjo ekspozitë u kategorizua si e pa kuptueshme për një pjesë të vizitorëve, dhe jo rrallë herë u bë, dhe objekt diskutimesh mes dashamirësve dhe artëdashësve. Të cilët më parë frekuentonin, dhe ishin të tërhequr nga vepra arti me fokus në trajtim piktorik materialist, si në konceptim dhe në realizim. Në këtë periudhë u njoh me bashkëshorten, dhe sëbashku kanë dy fëmijë. Gjatë kësaj kohe paralel me punën në Galeri punoi, edhe pegagog në shkollën e mesme artistike “Naim Frashëri”, Vlorë. Në vitin 2004 mbas rënies së një zjarri në galeri, u largua nga qyteti Vlorës dhe jeton në Tiranë.