Ali Ahmeti

politikan nga Maqedonia
(Përcjellë nga Ali Ahmeti (politikan))

Ali Ahmeti (i lindur më 5 janar 1959) është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe një partner i vogël koalicioni në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008. Gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni ai ishte Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Pas Luftës së vitit 2001, Ali Ahmeti në vitin 2002 e formoi partinë e tij politike të njohur si Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe u zgjodh kryetar i saj. Në zgjedhjet e Dhjetorit të vitit 2016, Ali Ahmeti kandidoj si pjesë e BDI-së dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2016–2020 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ali Ahmeti
Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)
Titullar
Në detyrë
Shtator 2002
Të dhëna vetjake
U lind më5 Janar 1959
Zajaz, Komuna e Kërçovës, ish–Republika Jugosllave e Maqedonisë, (sot Maqedonia e Veriut)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeBashkimi Demokratik për Integrim (BDI)
Bashkëshortja/etVezire Ahmeti
Nënshkrimi

Në vitet 1984/86 ka ndihmuar në ripërtërirjen e Lëvizjes studentore dhe popullore në Kosovë. Në vitin 1986, Ahmeti fiton azil politik në Zvicër, ku jeton deri në vitin 2001 dhe vepron si koordinator i grupeve të ndryshme. Në vitet 1988/89 ai është njëri nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe studentëve të cilat për herë të parë më seriozisht e "sfiduan" regjimin e Sllobodan Miloseviqit. Në vitet 1989/90 ai ka qenë njëri nga organizatorët e protestave masive të diasporës shqiptare nëpër Europë.

Mbështetjen e tij politike gjatë këtyre viteve Ahmeti e ka pasur në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Në vitin 1986 ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, me detyrë ndërlidhjen ndërmjet Kosovës dhe Europës. Në vitin 1988 ai është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, funksion në të cilin është rizgjedhur në vitin 1993, me detyrë special sektorin ushtarak.

Në vitin 1996, në vlugun e rritjes së presionit dhe dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës, Ahmeti ka qenë njëri ndër "themeluesit" e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në vitin 1998, në fillim të luftës, ai është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 2001 Ahmeti zgjidhet Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit të nënshkruar në gusht dhe shpërbërjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në shtator të këtij viti, Ahmeti angazhohet aktivisht në procesin e implementimit të Marrëveshjes Kornizë. Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2002 ai e inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në një platformë të disenjuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes paqësore.

Karriera Politike

Redakto

Në qershor të vitit 2002, Ahmeti e themelon Bashkimin Demokratik për Integrim dhe zgjidhet Kryetar i kësaj partie. Në shtator të vitit 2002 fiton zgjedhjet ndaj Partisë Demokratike Shqiptare të udhëhequr nga Arbër Xhaferi dhe futet në qeveri me Lidhjen Social Demokrate të udhëhequr nga Branko Cërvenkovski.

Në vitin 2006 Nikolla Gruevski fiton zgjedhjet e Maqedonisë dhe thyen parimin fituesi me fituesin duke marrë në qeveri Partinë Demokratike Shqiptare dhe duke lënë Bashkimin Demokratik për Integrim bashkë me Ali Ahmetin në opozitë.

Në zgjedhjet e Dhjetorit të vitit 2016, Ali Ahmeti kandidon si pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe zgjidhet deputet i legjistraturës 2016–2020 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shiko më shumë

Redakto

Shënime

Redakto

Referimet

Redakto