Ali Buhara Mete (lindi më 20 shkurt, 1983) është aktor, këngëtar dhe skenarist turk.

Ali Buhara Mete
U lind në20 shkurt 1983 (38 vjet)
KombësiaTurk
Vite aktiviteti1995-prezent

Biografia Redakto

Ali Buhara Mete ka lindur më 20 shkurt 1983 në Stamboll. Babai i tij është Ömer Lütfi Mete.[1] Ai studioi në Istanbul Bilgi University, Departamenti i Shkencave Politike.[2][3] Në vitin 1995, ai filloi karrierën e aktrimit duke luajtur në serialin televiziv Ortaklar, me regji të Ömer Lütfi Mete dhe transmetuar në TGRT.[4] Mes viteve 2012 dhe 2015, ai luajti personazhin e Akif, kreut të Agjencisë së Sigurisë Publike, në Lugina e Ujqërve Kurthi për 4 sezone. Në vitin 2016, ai luajti personazhin e Berk në filmin Posta Kutusu dhe shkroi skenarin. Me të njëjtin film ka marrë çmimin “Skenari më i mirë” në Festivalin e 10-të të Filmit të Kosovës. Ai luajti rolin kryesor në filmin e quajtur Yarım Kalan, i cili u publikua në vitin 2017. Në të njëjtin vit, ai u takua me publikun me personazhin e Metes në serialin Sevda Kuşun Kanadında. Në vitin 2018, ai luajti Sulltan Gıyaseddin Keyhüsrev në filmin Direniş Karatay.

Mete, i cili i dha jetë personazhit të Mergenit në serialin Diriliş Ertuğrul për dy sezone, luajti një revolucionar të quajtur Nihat Aslan në filmin Şuursuz Aşk, i cili u publikua më 27 dhjetor 2019.

Mete, i cili është marrë me muzikë që kur ishte i ri, publikoi këngën e tij të parë të quajtur "Yazı" më 15 janar 2020 me labelin DMC. Puna e albumit vazhdon ende.[5]

Filmografia Redakto

Viti Titulli Personazhi Shënimet
1995 Ortaklar Ali Serial
2005 Yolun Sonu Tarëk Serial
2007 Eşref Saati Mete Serial
2010 Halil İbrahim Sofrası Shener Serial
2011 Bir Kadın Tanıdım Hysejin Serial
2012-2015 Lugina e Ujqërve Kurthi Akif Serial
2016 Posta Kutusu Berk Film
2017 Yarım Kalan Aram Film
2017 Sevda Kuşun Kanadında Mete Serial
2018 Direniş Karatay Gıyaseddin Keyhüsrev Film
2019 Diriliş Ertuğrul Mergen Serial
2019 Şuursuz Aşk Nihat Film
2020-2021 Payitaht Abdülhamid Manjas Serial
2021- Benim Hayatım Skenarist Serial

Referime Redakto

  1. ^ "Yazar Ömer Lütfi Mete anıldı". Sabah (në turqisht). 18 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2014. Marrë më 2 gusht 2016.
  2. ^ "Ali Buhara Mete'den "Posta Kutusu"" (në turqisht). Haberler.com. 21 tetor 2005. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2015. Marrë më 2 gusht 2016.
  3. ^ Gezici, İlker (17 nëntor 2013). "'Polat Alemdar'ın yerinde gözümüz yok" (në anglisht). Sabah. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2014. Marrë më 2 gusht 2016.
  4. ^ "Ali Buhara Mete" (në turqisht). SALT Talent. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2016. Marrë më 2 gusht 2016.
  5. ^ Buhara - Yazı