Ali Jasiqi
Ali D. Jasiqi lindi në Jasiq të Junikut më 1937 dhe vdiq në Prishtinë në vitin 2014. Shkollën fillore e kreu në Junik e në Deçan. Shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë. Në Prishtinë e kreu edhe Fakultetin filologjik - gjuhë e letërsi shqipe.
Ka punuar gazetar në të përditshmen “Rilindja”, kryeredaktor i revistë për kulturë, art e letërsi “Fjala”, drejtor i Njësisë punues të revistave në kuadër të NGBG “Rilindja” dhe kryeredaktori i revistës letrare “Jeta e re”. Ka qenë sekretar dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Me shkrime letrare filloi të merret si nxënës. Në fillim ka shkruar poezi dhe proza, për t’u kushtuar mandej kritikës letrare dhe studimit. Vjershën e parë e botoi në “Zani i rinis” më 1957. Ka përgatit për botim përmbledhjen e tregimeve “Ago Jakupi dhe rrëfime të tjera“ të Mitrush Kutelit, botuar nga Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës më 1967, tregimet “Talush Efendia” të Zekeria Rexhës (të nënshkruara me pseudonimin Ramë Zuka), botuan nga “Rilindja” në vitin 1973, përmbledhjen e poezive për fëmijë “Lulet e para” të Fahredin Gunges dhe Bedri Hyses, ka përgatit disa numra tematik të revistës letrare “Jeta e re”, qoftë vetëm apo edhe me bashkëpunëtor etj. Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat letrare që botoheshin në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi.
Veprat
Redakto- “Josip V. Rela “ - “Jeta e re”, Prishtinë 1968
- “Pesha e fjalës” - “Rilindja”, Prishtinë 1971
- “Shfletime” - “Flaka e vëllazërimit”, Shkup 1972
- “Shenjë në lis” - “Rilindja”, Prishtinë 1974 dhe “Naim Frashëri” - Tiranë 1980
- “Premtime dhe realizime” - “Rilindja”, Prishtinë 1976
- “Qazim Tolaj - simbol i drejtësisë pedante”, Prishtinë 2002
- “Pesëdhjetë shkrime për poezinë” - “Vatra”, Prishtinë 2007
- “Tridhjetë e një shkrime për prozën, studimet e të tjera” - “Vatra”, Prishtinë 2007
- “Krejt më dukej ëndërr” “Vatra” Prishtinë 2007.
Punime të ndryshme
RedaktoI është emituar një dramë televizive (“Shtenja në ajër”) dhe tri radiodrama. Punimet e tij janë përkthye në gjuhën rumune, serbokroate dhe hungareze.
Referimet
Redakto- Shenje ne lis, available in the National Library of Australia collection. [1]
- ALI D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA. [2] Arkivuar 25 shtator 2008 tek Wayback Machine
- Ali D. Jasiqi Biography. [3] Arkivuar 24 tetor 2008 tek Wayback Machine
- Ali D. Jasiqi. [4]
- Ali Demë Jasiqi: ESAD MEKULI. [5]
- Nga Ali D. Jasiqi. REVOLTA KUNDËR VENDOSJES SE KUFIJVE ARTIFICIAL. [6][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ALI D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA TË NIJAZI RAMADANIT. [7]
- Shkruan Ali D. Jasiqi. POET I NDJESHËM DHE STUDIUES I PËRKUSHTUAR I ROMANTIZMIT. [8][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- Ali D. Jasiqi: Rrëfimi i Gan Gabelit. [9]
- Halil Haxhosaj. VEPRA ME KRITIKË LETRARE ME VLERË. [10]
- Ali D. Jasiqi. GJURMUESI I VRASJEVE ENIGMATIKE. Arif Molliqi "Gruaja e vizatuar nudo", roman. – Botoi "Faik Konica".-Prishtinë 2008. [11][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]