Ali Lajçi
Ali Lajçi u lind në Malaj të Rugovës, Pejë, më 3 janar 1955, është politikan shqiptar nga Kosova.
Biografia
RedaktoNë kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Lajçi është ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg. Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.[1]