Ali Spahia (23 janar 1935 - 13 tetor 2000) ishte mjek kirurg dhe politikan shqiptar. Ai ishte deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë në vitet 1991-1996.

Biografia Redakto

Lindi në Shkodër më 23 janar 1935. Ai u diplomua në liceun shkencor të Shkodrës. Studimet universitare i mbaroi në fakultetin e mjekësisë të Tiranës në vitin 1957. Pas diplomimit, themeloi klinikën e parë onkologjike në Shqipëri. Në vitin 1965, ndërsa punonte si primar i kirurgjisë në spitalin e Tiranës, u arrestua me akuzën për agjitacion e propagandë antikomuniste. U dënua me katër vjet burgim. Pasi doli nga burgu, u internua për të punuar si mjek në Dukagjin. Pas gjashtë vjetësh, u dërgua të punojë në spitalin e Shkodrës, ku punoi si kirurg deri në vitin 1991. Me fillimin e lëvizjeve demokratike, u bë anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe u zgjodh anëtar i kryesisë së PD-së në Shkodër. Në zgjedhjet e para demokratike.ars të vitit 1991 u zgjodh deputet në radhët e PD-së në qytetin e Shkodrës. Pas kësaj u emërua edhe kryetar i komitetit pluralist të Shkodrës. Në zgjedhjet e reja të 22 Marsit 1992 u rizgjodh deputet në Shkodër deri ne vitin 1997. Ai ishte nënkryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Spahia ishte edhe anëtar i komisionit të jashtëm parlamentar të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe ishte edhe kryetar i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës në Strasburg. Pas vitit 1997 ai ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut të PD-së. Ali Spahia vdiq në Pavia (Itali) më 13 tetor të vitit 2000.

Shiko edhe Redakto

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 1991-1992

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 1992-1996

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 1996-1997