Shqiptarët që banojnë në Greqi dhe janë shtetas të shtetit grek, ndahen në dy grupe: ata që thirren nga grekët arvanitas dhe ata që i thërrasin allvanos ose allvani.

Viset greke të banuara nga shqipëtarët

Qëllimisht strukturat greke i kanë ndarë në dy grupe shqiptarët, shtetas të Greqisë për të treguar se këta nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Shqiptarët që njihen me emrin allvanos banojnë në krahinën e Çamërisë si: Janinë, Gumenicë, Korfuz, Nartë, Prevezë, Konicë etj. Në kufirin e sotëm shqiptaro-grek, Bilisht-Follorinë, ku edhe atje ka disa fshatra nga Follorina e deri në qytetin e Vodenës. Janë rreth 39 fshatra që dikur banoheshin dhe banohen nga allvanosët. Më tej këta allvanos i kemi në kufirin greko-turk në zonën e quajtur Trakë-Maricë (gr.Evros). Në të gjitha këto zona që përmendëm shqiptarët thirren Allvanos sepse sipas dokumentave historike që njohim kanë ardhur në këto zona pas shek.XV, atëhere kur përmendet për herë të parë emërtimi shqiptar.

Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më nëntor 1912 shqiptarët e Greqisë që jetonin në zonat e sotme të shteti Grek dhe në ato vite ishin ende nën pushtimin turk u quajtën Allvani, Allvanos (shqiptar) dhe jo Arvanitas (arbër). Kjo besoj se duhet të jetë ndarja e emërtimeve Arvanitas dhe Allvanos nga ana e grekëve, por edhe nga vetë këta arvanitas dhe allvanos.

Duhet thënë se këta allvani në fillim të vitit 1913 e deri më 1945, kur u bë spastrimi etnik i Çamërisë popullsia shqiptare e këtyre zonave ishin nën presionin shtetëror grek për t’u larguar nga Greqia ose për t’u deklaruar grek dhe jo më shqiptar. Pra, qëllimi ynë në këtë kumtesë është që të njohim të vërtetën e shqiptarëve të Greqisë që njihen me emrin arvanitas, për kontributin e tyre në themelimin dhe zhvillimin përpara të Greqisë moderne.

Shiko dhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto