Alma Bektashi lindi në Prishtinë24 Qershor 1976. Është një nga këngëtaret me të mira shqiptare e cila ka pasur mjaft sukses. Ajo ka nxjerrë mjaft kënge, albume dhe videoklipe të pëlqyera. Ajo është e martuar në Shqipëri dhe është nënë e dy fëmijëve. Alma ishte edhe shoqe e klasës së Teuta Selimi-t dhe kanë ndarë bankën së bashku.

Po ashtu ajo ka merre pjese edhe ne shume festivale ku ka qene fituese e disa cmimeve te para.

Ne vitin 1992, Alma Bektashi merr pjese ne Kenget e Stines me kengen "Nuk e di".

Në Dhjetor 1993, Alma Bektashi merr pjesë në Festivali i 32-të në RTSH me këngën "Për ty ndoshta".

Në Dhjetor 1994, Aleksandër Gjoka & Alma Bektashi marrin pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "Ti nuk më tradhëton". Kjo këngë zë vendin e dytë në festival.

Në Dhjetor 1995, Alma merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën "Keshtu e ka Jeta".

Në Dhjetor 1996, merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Zhgenjimi".

Në Dhjetor 1997, merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Vjen Një çast".

Në Dhjetor 1998, merr pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën "Do të mbaj mend si tani".

Në Nëntor 1999, merr pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Ti largohu".

Në Dhjetor 2001, Alma Bektashi merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Iluzion".

Në Nëntor 2002, merr pjesë në Kënga Magjike 2002 me këngën "Më mungon".

Në vitin 2002, publikon albumin "Më Mungon".[1]

Në Qershor 2003, Alma Bektashi merr pjesë në VFM 2003 me këngën "Nuk Ka Tjeter Si Ai", ku arriti te marre çmimin "Videospoti më i mirë në konkurrencën e Postproduksionit më të mirë".

Në Dhjetor 2004, Alma Bektashi merr pjesë në Zhurma Show 2004 me këngën "Do Te Pres".

Më datë 4 Korrik 2014, Kosovas Philanthropists publikon videoklipin "Hand To Hand". Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Eliza Hoxha.

Në fund të vitit 2011 ajo përzgjidhet nga stafi i "Top-Channel" për te qenë pjesë e jurisë profesionale të një talent-sh, pra pikërisht për të qenë pjesë e talent-show "The Voice of Albania".

Pas 16 javëve trajnim në vitin 2012 një nga vajzat e grupit te saj Rina arrin deri ne finale duke marre kështu çmimin e Parë së bashku me trajnerin e saj duke u shpallur fituese te "The Voice of Albania".

Aktualisht ajo punon në një nga universitet e Tiranës dhe vazhdon me projektet e saja te reja.

Diskografi

Redakto

Albumet

Redakto
  • 1994: ALma
  • 2003: Me mungon

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Alma Bektashi".