Televizioni Kombëtar Alsat (maqedonisht: Национална телевизија Алсат, Nacionalna televizija Alsat), ose thjesht Alsat (shkurt për Albanian Satellite; maqedonisht: Алсат), është një stacion televiziv gjeneralist me licencë kombëtare që transmeton në Maqedoninë e Veriut. Programi transmetohet në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase. Ky kanal jep lajme, sporte, politikë, muzikë, seriale, dhe emisione të tjera argëtuese.[1][2]

Televizioni Kombëtar Alsat
Национална телевизија Алсат
LlojiPrivat
Gjeneralist
ShtetiMaqedonia e Veriut
Zona e transmetimitMaqedoni e Veriut
Shqipëri
Kosovë
SelitëShkup
Programimi
Gjuha/ëtShqip, Maqedonisht
Përmasa e figurës16:9
Pronësia
PronariFamilja Velija (VeVe Group)
Kanalet simotraAlbanian Screen (më parë)
Historia
Themeluar1 mars 2006
ThemeluesiVebi Velija
Emrat e dikurshëmAlsat-M (2006-2022)
Lidhjet
Faqja zyrtarehttps://alsat.mk

Ai u themelua nga sipërmarrësi Vebi Velija si Alsat-M më 1 mars 2006 si motër e transmetuesit satelitor Alsat në Shqipëri.

Programacioni

Redakto

Prodhime vetanake

Redakto
  • Lajme/Вести - transmetuar në shqip në orën 16:00 dhe 19:00, në maqedonisht në orën 23:00
  • Ditë e re - emisioni i mëngjesit
  • Pasdite në Alsat
  • Shpuza Show - program rreth filmit
  • Auto Magazina
  • Pasqyra e Shëndetit
  • Emisioni 360 - program rreth ekonomisë

Emisione të jashtme

Redakto

Shumica e programacionit të jashtëm të Alsatit përmban seriale të importuara nga Turqia.

  • Tre Vllaznit - serial i prodhuar nga ATV në Kosovë
  • Tri Motrat (Üç Kız Kardeş)
  • Mos më braktis (Beni bırakma)
  • Deti i Zi (Sen Anlat Karadeniz)
  • Familja e Madhe (The Large Family)
  • Zemër e Plagosur (Kalp Yarası)

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Webpage Profile". Arkivuar nga origjinali më 2013-02-03. Marrë më 2015-01-14.
  2. ^ "Alsat-M Broadcasting DOO" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2015. Marrë më 11 dhjetor 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Adresë e papërshtatshme (lidhja)