Alush Shima
Alush Shima (Tiranë, 21 tetor 1942) është piktor shqiptar dhe ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve ndër vitet 1994 - 1998. Vlerësohet gjerësisht si ndër piktorët më të mirë bashkëkohorë.
Biografia
RedaktoU lind në Tiranë në gjirin e një familjeje nga Kuçi i Labërisë. Kreu shkollën më 1955 dhe ndoqi liceun artistik "Jordan Misja" ku i dhanë mësim Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza dhe Nexhmedin Zajmi. Prej 1965 nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve dhe më 1967 nisi punë piktor dhe kostumograf në Kinostudio. Më 1973, me arrestimin e mikut të tij Ali Oseku, policia i prishi mbi 150 vepra sepse ndjeheshin se mbartnin tendenca dekadente.
Ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare dhe ndër më të zëshmit antikomunistë të Partisë Demokratike gjatë viteve '90.[1]
Referime
Redakto- ^ Robert Elsie (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 413–414. ISBN 9780810861886.
Ky artikull për një piktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |