Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian
Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) ka qenë në agjendën aktuale për zgjerimin e ardhshëm të BE-së që nga viti 2005, kur Maqedonia u bë vend kandidat për anëtarësim, por që ende nuk ka hyrë në negociatat e pranimit. Ajo paraqiti kërkesën e anëtarësimit në 2004, trembëdhjetë vjet pas pavarësisë së saj nga Jugosllavia. Në shkurt dhe shtator 2018, ishte një nga vendet kandidate, së bashku me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjen dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Turqinë, pas raundit të fundit të zgjerimit që solli anëtarësimin edhe të Kroacisë. Aderimi në BE është përcaktuar si përparësia më e lartë strategjike për qeverinë e vendit.[1][2][3]
Një pengesë e madhe për anëtarësim të plotë ishte mosmarrëveshja për emrin e Maqedonisë, me të cilën Greqia kundërshtonte njohjen diplomatike të vendit nën emrin "Republika e Maqedonisë". Sidoqoftë, më 27 qershor 2018, si pjesë e marrëveshjes së Prespës është miratuar emri "Republikën e Maqedonisë së Veriut" si emër zyrtar i vendit, BE miratoi fillimin e bisedimeve të pranimit, të cilat priten në vitin 2019, me kusht që kriteret të jenë përmbushur.[4]
Motoja e Qeverisë së Maqedonisë për kandidaturën e saj në BE është "Dielli, gjithashtu, është një yll", duke iu referuar diellit nga flamuri i Maqedonisë së Veriut i paraqitur mes yjeve të tjerë në flamurin e Evropës, në logon zyrtare të kandidaturës.
Maqedonia e Veriut aktualisht po merr 1.3 miliardë euro ndihmë për zhvillim deri në vitin 2020 nga Instrumenti i Ndihmës Para-Anëtarësimit, një mekanizëm financimi për vendet kandidate në BE.
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Europa, European Commission". Bilateral relations > The Former Yugoslav Republic of Macedonia (në anglisht). Marrë më 4 qershor 2008.
- ^ "Europa, The European Union in the World". The European Union Mission to the former Yugoslav Republic of Macedonia (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2007. Marrë më 26 dhjetor 2006.
- ^ "Strategy for the Western Balkans". European Commission (në anglisht). 6 shkurt 2018. Marrë më 18 maj 2018.
- ^ "Macedonia, Albania Hail EU Approval for Accession Talks" (në anglisht). Balkan Insight. 27 qershor 2018. Marrë më 27 qershor 2018.
Linqe te jashtme
Redakto- Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- Uebfaqja zyrtare e Sektorit për integrimin në BE të Qeverisë së Republikës Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.