Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian

Anëtarësimi i KosovësBashkimin Evropian (BE) është në agjendën aktuale të zgjerimit të ardhshëm të BE-së. Kosova është njohur nga ana e BE si një kandidate potenciale për anëtarësim.[1]

Bashkimi Evropian dhe Kosova

Historiku Redakto

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian zyrtarisht janë vendosur më 6 nëntor të vitit 2002 me të ashtuquajturin Mekanizëm Përcjellës i Stabilizimit (STM) ndërsa janë rikonfirmuar edhe në Samitin e Selanikut në qershor të vitit 2003.[2] Më 1 prill të vitit 2005 Komisioni Evropian miraton një komunikatë mbi të ardhmen evropiane për Kosovën.[3] Më tutje ato janë konsoliduar edhe gjatë procesit të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjithashtu Kosova merr pjesë në Procesin e Stabilizim Asociimit në Ballkan dhe është njohur si një kandidat i mundshëm (potencial) për anëtarësim në BE. [4]

Deklarata e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është miratuar më 17 shkurt të vitit 2008 me një votim të anëtarëve të Kuvendit të Kosovës. [5] [6] Pavarësia ende nuk është njohur nga Serbia e as nga 5 vende anëtare të BE-së (BE aktualisht i ka 28 vende anëtare), dhe si rezultat vetë Bashkimi Evropian i referohet "Kosovës *", me një fusnotë e cila përmban tekstin për të cilin është rënë dakord në Bisedimet Prishtinë-Beograd : "Ky përcaktim nuk cenon qëndrimet mbi statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-OKB dhe Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës." [7] Kjo nuk e ka penguar Kosovën të vazhdojë programin e saj të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizimit dhe Asocimit të miratuar nga BE, duke synuar integrimin gradual të politikave të saj kombëtare për çështje ligjore, ekonomike dhe sociale me BE-në, në mënyrë që në një moment të ardhëm Kosova të mund të kualifikohet për anëtarësim në BE.

Për të siguruar stabilitetin në terren si dhe për një sundim neutral të ligjit, Bashkimi Evropian është duke vepruar në Kosovë nën ombrellën e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), vendosjen e policisë dhe burimeve civile nën Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX).

Marrveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) mes BE-së dhe Kosovës u nënshkrua më 26 shkurt të vitit 2016 ndërsa hyri në fuqi më 1 prill të po atij viti (2016).[8]

Më 6 shkurt të vitit 2018, Komisioni Evropian publikoi planin e tij të zgjerimit [9] duke përfshirë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia. Plani parasheh që të gjashtë vendet aplikante mund të arrijnë anëtarësimin si anëtare të Bashkimit Evropian pas vitit 2025.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Kosovo - European Commission". Ec.europa.eu (në anglisht). Marrë më 2017-01-13.
  2. ^ "Main steps towards the EU" Arkivuar 31 maj 2008 tek Wayback Machine European Commission. Retrieved 2008-04-28.
  3. ^ "Kosovo". European Neighbourhood Policy And Enlargement Negotiations (në anglisht). European Commission. Marrë më 6 qershor 2019.
  4. ^ Le Kosovo vers l'intégration européenne, sur le portail de l'Union européenne.
  5. ^ "Europe | Kosovo MPs proclaim independence" (në anglisht). BBC News. 2008-02-17. Marrë më 2017-01-13.
  6. ^ "Kosovo: The world's newest state". The Economist (në anglisht). 23 shkurt 2008. Marrë më 24 shtator 2012.
  7. ^ "Kosovo*" (në anglisht). European Commission. Marrë më 2013-05-09.
  8. ^ "Information relating to the entry into force of the Stabilisation and Association Agreement between the European Union and the European Atomic Energy Community, of the one part, and Kosovo (*), of the other part" (në anglisht). EUR-Lex. 2016-03-24. Marrë më 2016-03-24.
  9. ^ "Strategy for the Western Balkans". European Commission (në anglisht). 6 shkurt 2018. Marrë më 18 maj 2018.

Lidhje të jashtme Redakto