Kosova dhe euro
Kosova që para Shpalljes së Pavarësisë, më saktë, që nga viti 2002, kur ende ishte nën një mandat të Misionit të Kombeve të Bashkuara në mënyrë të njëanshme kishte adoptuar euron si valutën e saj, megjithëse, ajo nuk ishte një anëtar zyrtar i eurozonës.
Historiku
RedaktoGjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 90 të shekullit të kaluar Kosova u përpoq pa sukses të fitonte pavarësinë e saj dhe në vitet 1997-1999 situata u përshkallëzua me Luftën e Kosovës .
Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Aktualisht rreth 58% e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, pastaj 23 nga 28 ( 82% ) e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 24 nga 28 ( 86% ) e vendeve anëtare të NATO-s kanë njohur Kosovën.
Para themelimit të UNMIK-ut, Kosova (si pjesë e Jugosllavisë ) ishte e lidhur me politikën monetare jugosllave, dhe dinarin jugosllav. Sidoqoftë, inflacioni dhe tensionet në kohë lufte me Republikën Federale të Jugosllavisë kishin diskredituar rëndë dinarin jugosllav. Si rezultat i kësaj filloi të përdoren valuta të huaja në vend që të mbështeteshin në dinar. Monedha e huaj më e përdorur shpesh ishte leku shqiptar dhe marka gjermane, megjithëse dollari amerikan dhe franga zvicerane u përdorën gjithashtu.
Në periudhën e menjëhershme pas Luftës së Kosovës 1997 - 1999, valutat e tjera - veçanërisht Marka Gjermane (Marka Deutsche) - u përdorën krahas me dinarin. Rregullorja 1999/04 dhe Udhëzimi Administrativ pasues 1999/02, të dyja të nxjerra në vitin 1999, e miratuan DEM-in si mjet pagese për llogaritë dhe pagesat zyrtare. [1] Dinari jugosllav asnjëherë nuk u tërhoq zyrtarisht nga qarkullimi, por përdorimi i tij "nuk inkurajohej". Përdorimi i valutave të tjera, kryesisht dollarit amerikan, gjithashtu vazhdoi. [2] Banka Gjermane - Deutsche Bundesbank nuk u informua paraprakisht, dhe si rezultat nuk dërgoi monedha dhe shënime shtesë në Kosovë. Por duke qenë se nuk kishte kufizime për importin dhe eksportin e Markës Gjermane (DM), dhe shumë kosovarë që punonin jashtë kishin dërguar para në shtëpi, ishte e mundur që të bëhej furnizimi i Kosovës me mjaft Marka Gjermane - Deutsche Mark.
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës ishte konvertimi nga Marka Gjermane (DM) në Euro. Ky konvertim u formalizua përmes Direktivës se lëshuar nga UNMIK-u me numër 2001/24. Konvertimi u realizua në mënyrë të sigurtë, të lehtë dhe me kosto të arsyeshme. Në këtë proces muk mungoi as përkrahja nga FMN, BQE, OeNB, Bundesbank, Commerzbank dhe Raiffeisen Zentral Bank. Rol të rëndësishëm luajtën edhe institucionet tjera si AQF, Doganat e UNMIK-ut, PTK, bankat komerciale, KFOR-i, etj.
Drejt euros
RedaktoAshtu si Gjermania edhe Kosova më 1 janar 2002 filloi me përdorimin e valutës euro. Marka Gjermane - Deutsche Mark vazhdoi të përdoret në Kosovë deri më 9 Mars 2002.
Ndryshimi nga marka në euro u arrit në bashkëpunim me Bankën Qendrore Evropiane, dhe disa banka kombëtare në Eurozonë. [3] Kosova nuk emeton asnjë valutë të vetën.
Anëtarësimi në BE
RedaktoKosova është një kandidat potencial për hyrjen në BE. Komisioni Evropian dhe BQE (ECB) kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendeve të cilat në të kaluarën mënyrë të njëanshme kishin adoptuar monedhën euro, [4] dhe është e paqartë nëse Kosova do të ishte në gjendje të anëtarësohej në BE gjatë përdorimit të euros. Mali i Zi, i cili në mënyrë të njëanshme adoptoi euron në vitin 2002, kishte një deklaratë të bashkangjitur Marrëveshjes së tyre të Stabilizim Asociimit me BE që thotë: "Futja e njëanshme e euros nuk ishte në përputhje me Traktatin." [5] Çështja pritet të zgjidhet përmes procesit të negociatave të pranimit, [4] me BQE (ECB) pasi ka deklaruar se implikimet e miratimit të njëanshëm të euros "do të shpaloseshin më së voni në rast të negociatave të mundshme mbi pranimin në BE". [5] Diplomatët kanë sugjeruar që nuk ka gjasa që vendet do të detyrohen të tërheqin euron nga qarkullimi. [6] [5]
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ Mitra, Saumya (2001). Kosovo: economic and social reforms for peace and reconciliation. fq. 22. ISBN 978-0-8213-4942-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tagesspiegel (1999). Deutsche Währung wird auch im Kosovo offizielles Zahlungsmittel - die Bundesbank wurde nicht gefragt (in German), 1999-09-07.
- ^ Michel Svetchine, Kosovo experience with euroization of its economy Arkivuar 23 shtator 2015 tek Wayback Machine
- ^ a b "EU warns Montenegro over Euro". B92. 2007-10-10. Arkivuar nga origjinali më 2012-11-05. Marrë më 2011-09-09.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Montenegro heading for EU membership". 2007-10-24. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2013. Marrë më 2013-02-19.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "EU to question Montenegro's use of euro". 2007-10-08. Marrë më 2013-02-19.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- NRC Handelsblad (1999). Kosovo krijgt douane en Duitse mark, 4 September 1999.
- Starr, Martha (2004). Monetary policy in post-conflict countries: Restoring credibility. American University, May 2004.
- Svetchine, Michel (2005). KOSOVO EXPERIENCE WITH EUROIZATION OF ITS ECONOMY. Central Bank of Albania.
- Schon, Gerard (2008). Euro Munzkatalog.