Banka Qendrore Evropiane (ECB) (ang: European Central Bank) është një nga bankat qendrore më të rëndësishme në botë, përgjegjëse për politikat monetare për 20 vendet anëtare të Eurozonës. Ajo u themeluar nga Bashkimi Evropian (BE) më 1998 me qendër në Frankfurt, Gjermani.

Banka Qendrore Evropiane


Selia
Zyra qendroreOstend, Frankfurt, Gjermani
Koordinatat50°06′32″N 8°42′12″E / 50.1089°N 8.7034°E / 50.1089; 8.7034
Themeluar1 qershor 1998 (1998-06-01)
Trupi drejtues
  • Këshilli Drejtues
  • Bordi Ekzekutiv
PresidentChristine Lagarde
Zv presidentLuis de Guindos
KryekonomistPhilip R. Lane
Bankë qendrore e
ValutaEuro (€)
EUR (ISO 4217)
Rezervat
€526 miliardë
  • €40 miliardë (drejtpërdrejt)
  • €340 miliardë (Eurosistem përfshirë arin)
  • €150 miliardë (Rezervat valutore)
Norma e bankës0.00% (Operacionet kryesore të rifinancimit)[1]
0.25% (Lehtësia marxhinale e huazimit)[1]
Interesi në rezerva-0.50% (Lehtësia e depozitave)[1]
Paraprirë nga
20 banka qendrore
  • Oesterreichische Nationalbank
  • Banka Kombëtare e Belgjikës
  • Banka Qendrore e Qipros
  • Banka e Estonisë
  • Banka e Finlandës
  • Banque de France
  • Deutsche Bundesbank
  • Banka e Greqisë
  • Banka Qendrore e Irlandës
  • Banca d'Italia
  • Hrvatska Banka
  • Latvijas Banka
  • Banka e Lituanisë
  • Banka Qendrore e Luksemburgut
  • Banka Qendrore e Maltës
  • De Nederlandsche Bank
  • Banco de Portugal
  • Banka Slovenije
  • Národná banka Slovenska
  • Banco de España
Faqja zyrtarewww.ecb.europa.eu

Historia

Redakto

Paraardhëse e BQE-së ishte Instituti Monetar Evropian (IME). Ai u themelua në fillimin e fazës së dytë të Unionit Ekonomik dhe Monetar të Bashkimit Evropian (UEM) për t'u marrë me çështjet tranzicionale të vendeve që do të pranojn euron si valut euron dhe për të përgatitur krijimin e BQE-së dhe Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ). Vetë IME-ja mori përsipër nga Fondi Evropian i Bashkëpunimit Monetar (FEBM).[2]

BQE-ja e zëvendësoi formalisht IME-në më 1 qershor 1998.

Traktati i Bashkimit Evropian ose Traktati për Unionin Evropian, TUE (Traktatit të Maastrichtit, sidoqoftë ajo nuk i ushtroi të gjitha fuqitë deri në prezantimin e euros1 janar 1999, duke sinjalizuar fazën e tretë të UME-së. Kjo bankë ishte institucioni i fundit i nevojitur për UME-në, siç përshkruhej nga raportimet e Pierre Werner dhe Presidenti Jacques Delors.[2] Ajo u themelua më 1 qershor 1998.[3]

Presidenti i parë i Bankës ishte Wim Duisenberg, ish-presidenti i Bankës Qendrore Holandeze dhe Institutit Monetar Evropian. Përderisa Duisenberg kishte qen kreu i IME-së (pas Alexandre Lamfalussyit nga Belgjika) pak para se BQE-ja të krijohej, Qeveria franceze dëshironte që Jean-Claude Trichet, ish kreu i Bankës Qendrore Franceze, të bëhej presidenti i parë i BQE-së. Francezët thoshnin se, meqë BQE-ja do të vendosej në Gjermani, presidenti i saj duhet të ishte francez. Kjo u kundërshtua nga qeveritë gjermane, holandeze dhe belge që e shihnin Duisenbergun si garantues të një euroje të fortë.[4] Tensionet u parandaluan nga një marrëveshje xhentelmenësh sipsas së cilës Duisenberg do të tërhiqej para përfundimit të mandatit të tij, për tu zëvendësuar nga Trichet. Ngjarje që ndodhi në nëntor 2003.

Ka pasur tensione edhe lidhur me këshillin ekzekutiv të BQE-së, ndërsa Britania e madhe kërkonte një ulëse megjithëse nuk e kishte adoptuar valutën e përbashkët. Nën presionin e Francës, këto ulëse iu caktuan tri anëtarëve kryesorë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Spanja kërkoi të njëjtin trajtim dhe iu plotësua ndërsa ulësja e fundit iu dha Finlandës. Megjithë këtë sistem caktimi, bordi u pavarësua shpejt në rezistimin e thirrjeve për shkallë më lartë interesi dhe kandidatë të ardhshëm në të.[4]

Kur u krijua, BQE-ja mbulonte një Eurozonë prej njëmbëdhjetë anëtarësh, qysh atëherë, Greqia u anëtarësua në janar 2001, Slovenia në janar 2007, Qipro dhe Malta në janar 2008, dhe Sllovakia në janar 2009, duke e zgjeruar përfshirjen e bankës.[2]

Shih dhe këtë

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "Key ECB interest rates". ecb.europa.eu (në anglisht).
  2. ^ a b c European Central Bank |publisher=European NAvigator |url=http://www.ena.lu?lang=2&doc=8034 Arkivuar 30 shtator 2007 tek Wayback Machine |accessaccessdate=15 October 2007
  3. ^ ECB: Economic and Monetary Union
  4. ^ a b The third stage of Economic and Monetary Union |publisher=European NAvigator |url=http://www.ena.lu?lang=2&doc=14950 Arkivuar 7 qershor 2011 tek Wayback Machine |accessaccessdate=16 October 2007

Lidhje të jashtme

Redakto