Sistemi Evropian i Bankave Qendrore (SEBQ) (ang: European System of Central Bank ose ESCB) përbëhet nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe bankat qendrore kombëtare (BQK-të) e të gjithë 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

Funksioni

Redakto

Meqë jo të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian kanë adoptuar Euron, SEBQ-ja nuk mund të shërbente si sutoritet monetar për eurozonën. Për këtë arsye Eurosistemi (ku nuk përfshihen bankat qendrore të vendeve që nuk kanë adoptuar euron) u bë institucioni që do të merrej me këtë detyrë, që në princip duhej të menaxhohej nga SEBQ-ja. Në përputhje me traktatin për krijimin e Komunitetit Evropian dhe Statutin e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe të Bankës Qendrore Evropiane, objektivat kryesore të Eurosistemit janë të mbajë nën kontroll stabilitetin e çmimeve (kontrollin e inflacionit me fjalë tjera). Pa paragjykime në këtë objektivë, Eurosistemi do të përkrah politikat e përgjithshme ekonomike në Komunitet dhe të veprojë në përputhje me principet e ekonomisë së tregut të hapur.

Lidhje të jashtme

Redakto