Flamuri i Europës, zyrtarisht flamuri i Bashkimit Europian dhe Këshillit Europian, përbëhet nga një rreth me dymbëdhjetë yje ngjyrë ari në një fushë të kaltër. Ai u krijua më 1955 nga Këshilli i Europës dhe më vonë u adoptua nga BE-ja dhe Komuniteti Europian, në vitet e 80-ta.

Flamuri i Evropës është flamuri dhe emblema e Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës (KE).

Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian dallojnë nga natyra dhe anëtarët. KiE-ja është një organizatë 47 anëtarëshe që merret me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, kurse BE-ja është një union thuajse federal me 27 anëtarë të fokusuar tek integrimi ekonomik dhe bashkëpunimi politik. Sot, flamuri lidhet më shumë me Bashkimin Europian për shkak të profilit të saj të lartë.

Qëllimi i KiE-së ishte që flamuri ta përfaqësonte tërë Europën, dhe qysh nga adoptimi, anëtarët e KiEsë mbulojnë gati tërë kontinentin. Kjo është edhe arsyeja pse Bashkimi Europian e adoptoi flamurin e njëjtë. Ky flamur është përdorur edhe për të pasqyruar Europënngjarje sportive dhe si një simbol pro-demokratik jashtë unionit.

Historia

Redakto

Flamujt e mëparshëm

Redakto
Flamuri i ECSC-së
 
Flamuri i mëparshëm parlamentar

Shumë flamuj të trupave të ndryshëm europian janë zëvendësuar nga flamuri i tanishëm. Organizata e parë që ka adaptuar një flamur ka qenë Komuniteti Europian i nxjerrjes së Qymyrit dhe Çelikut ose ECSC, i cili më vonë u bashkua me Komunitetin Europian. ECSC-ja u formua më 1952 dhe flamuri i saj u paraqit për herë të parë në Expo 1958Bruksel.[1]

Flamuri kishte dy vija, të kaltër (sipër) dhe të zezë me 6 yje ngjyrë ari (pas vitit 1973, ngjyrë hiri), nga 3 në secilën vijë. E kaltra simbolizonte çelikun, e zeza qymyrin dhe gjashtë yjet ishin gjashtë vendet anëtare. Yjet shtoheshin paralel me numrin e anëtarëve deri më 1986 kur u vendos të mbeteshin 12. Kur Traktati i Parisit (1951) skadoi më 2002, flamuri u ul për herë të fundit nga oborri i Këshillit EuropianBruksel dhe u zëvendësua me flamurin europian.[1][2][3]

Parlamenti Europian gjithashtu përdori flamurin e vet nga viti 1973, por kurrë nuk e adaptoi atë formalisht. Ai ra nga përdorimi me adaptimin e flamurit me 12 yje nga Parlamenti Europian1983. Flamuri ndoqi skemën e ngjyrave kaltër dhe verdhë por në vend të 12 yjeve aty ishin shkronjat EP dhe PE.[4]

Krijimi

Redakto

Kërkimi i një flamuri nga Këshilli i Europës filloi më 1950 kur ky krijoi një komitet për të kërkuar një flamur europian. Ata zgjodhën dy dizajne nga disa propozime. Propozimi i parë përbëhej nga 12 yje me nga 5 maje të renditura në rreth dhe cepet e tyre nuk e preknin njëra tjetrën, ky propozim u bë nga Arsène Heitz që punonte në Këshill, kurse propozimi i dytë u bë nga Salvador de Madariaga, themeluesi i Kolegjit të Europës, i cili propozoi një yllësi.[5][6]

Flamuri nga Heitz u pëlqye më shumë nga Komiteti i Ministrave (Njësia kryesore për vendimmarrjet e Këshillit) dhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës25 tetor 1955. U adoptua më 8 dhjetor 1955, dhe iu paraqit Château de la MuetteParis13 dhjetor 1955.

Komunitetet Evropiane

Redakto

Pas Expo '58Bruksel, Këshilli i Europës loboi që ky flamur të adaptohej edhe nga organizatat e tjera europiane si një shenjë e Europës së bashkuar. Parlamenti i Europës mori iniciativën të kërkonte adaptimin e një flamuri nga Komuniteti Europian. Pak pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian1979, një draft rezolutë u vu në diskutim. Rezoluta propozonte, që flamuri i Komunitetit të ishte i njëjti me atë të Këshillit. Rezoluta u miratua nga Parlamenti më 4 nëntor 1983.

Në samitin e liderëve të Komunitetit Europian1984Fontainebleau u shtua rëndësia e promovimit të një figure dhe identiteti europian te qytetarët dhe bota. Vitin e ardhshëm, Komuniteti Europian, në një takim në Milan, miratoi një propozim nga Komiteti i një Europe të Popullit (Adonnino Committee) që ky flamur të adaptohej. Pas lejes nga KiE, Komuniteti Europian adaptoi formalisht flamurin në emër të të gjithë Komunitetit më 26 maj 1986. Bashkimi Europian, i cili u themelua me Traktatin e Maastricht1992 për ta zëvendësuar Komunitetin Europian dhe marrë funksionet e saj, gjithashtu e adaptoi flamurin. Qysh atëherë, përdorimi i flamurit është kontrolluar bashkarisht nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian.

Dizajni

Redakto

Flamuri është i kaltër me një rreth prej 12 yje të arit."[7]

Këshilli i Europës e përshkroi flamurin kështu : "Kundrejt qiellit të kaltër të Botës Perëndimore, yjet simbolizojnë popujt e Europës në një rreth, një simbol të bashkimit. Numri i tyre duhet të mbetet dymbëdhjetë, simboli i plotësisë dhe perfeksionimit ... siç simbolizojnë dymbëdhjetë shenjat e horoskopit të gjithë universin, dymbëdhjetë yjet e arit do të pasqyrojnë të gjithë popujt e Europës – përfshirë ata që ende nuk mund të marrin pjesë në ndërtimin e Europës në paqe dhe bashkim."

Kaltër Ari
RGB 0/51/153 255/204/0
Hex 003399 FFCC00
PMS E kaltër reflekse E verdhë
CMYK 100% Process Cyan; 80% Process Magenta 100% Process Verdhë

Shih dhe këtë

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "The European Coal and Steel Community (ECSC)" (në anglisht). Flags Of The World. 28 tetor 2004. Marrë më 1 tetor 2005.
  2. ^ The ECSC flag 1986-2002 Arkivuar 7 qershor 2011 tek Wayback Machine, European Navigator
  3. ^ The ECSC flag 1978 Arkivuar 7 qershor 2011 tek Wayback Machine, European NAvigator
  4. ^ "European Parliament" (në anglisht). Flags Of The World. 28 tetor 2004. Marrë më 4 dhjetor 2018.
  5. ^ "The European flag: questions and answers" (në anglisht). European NAvigator. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2017. Marrë më 2007-08-16.
  6. ^ "Council of Europe's Emblems" (në anglisht). Council of Europe. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2004. Marrë më 2007-08-16.
  7. ^ "Graphical specifications for the European Emblem" (në anglisht). Europa (web portal). Marrë më 2007-08-04.