Ana Lalaj (1952) studiuese dhe historiane nga Tirana.

Biografia

Redakto

Ana Lalaj u lind në Tiranë. Kreu studimet e larta në degën histori - gjeografi në Universitetin e Tiranës (1975). Punoi disa vjet në arsim në rrethin e Matit. Nga viti 1979 punonjëse shkencore në Institutin e Historisë - Tiranë të ASHSH dhe drejtore e Institutit (1997 - 2005). Pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës. Ka kryer specializime në SHBA (ne Kluge Center prane Library of Congress dhe ne Wilson Center for Foreign Scholars, Washington D.C.), në Universitetin Qendror Evropian (Central Europian University)Budapest, në Universitetin e Oslos, etj. Ka studiuar kryesisht probleme të historisë së re të Kosovës, si dhe te historise se Shqiperise ne Luften e Ftohte. Ka qene kryeredaktore e revistës Studime historike (1998 - 2005), anëtare e Komisionit Kombëtar të UNESCOs per Shqiperine (1999 - 2006), drejtore e Qendrës së Studimeve Shqiptare për Luftën e Ftohtë,[1] kontributore me dokumente historike e Cold War International History Project Bulletin, autore e nje varg artikujsh te botuar brenda dhe jashte Shqiperise, tekstesh te "Historia e Popullit Shqiptar, si dhe pjesemarrese ne nje varg konferencash shkencore brenda dhe jashte vendit etj.

  • Lufta për çlirim kombëtar dhe vetëvendosje e popullsisë shqiptare në Jugosllavi (1941 - 1945) - Tirane, 1984
  • Kosova:rruga e gjatë drejt vetëvendosjes (1948 - 1981) - Tirane, 2000
  • Historia e popullit shqiptar - (bashkautore)
  • E vërteta mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi - Tirane, 1990 (bashkautore)
  • Kosova në vështrim enciklopedik - 1999 (bashkautore)
  •  - Fjalori Enciklopedik Shqiptar 1,2,3, – 2008, 2008, 2009, Tirane, (bashkautore) 
  • Shqipëria në dokumentet austro - hungareze, korrik - gusht, 1912, Vëllimi IV - Tirane, 2012 (bashkautore)  
  • Dosjet e Luftës - Tirane, 2014 [2]
  • Pranvera e rrejshme e 56-s - Tirane, 2016[3]
  • Cold War International History Project Bulletin, Issue 16 - SHBA, 2008 (bashkautore)
  • Lagarul Comunist Sub Impactul destalinizarii 1956 – Rumani, 2006 (bashkautore)
  • Confronting the Yugoslav controversies: a scholars' initiative - SHBA, 2009 (bashkautore)
  • Der Warschauer Pakt, (Von der Grundung bis zum Zusammenbruch 1955 bis 1991) - Gjermani, 2009 (bashkautore)
  • New Sources, New Findings: The Relationship between China, the Soviet Union and Eastern Europe – RPKinës, 2015 (bashkautore) 

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 1453 - 1454. ISBN 978 99956 10 28 9
  2. ^ Ana Lalaj: Dosjet e Luftës, Toena, Tiranë, 2014. ISBN 978-9928-4254-4-7 9928425442
  3. ^ Ana Lalaj: Pranvera e rrejshme e 56-s, Infbotues, Tiranë, 20016. ISBN 9928-173-27-3, 9789928173270