Andin Rashica (lindur më 19 shtator, 1990 në Gjilan) është trajner i basketbollit nga Republika e Kosovës. Rashica konsiderohet si një prej trajnerëve më të talentuar në Basketbollin Kosovar.

Rashica filloi si lojtar, në gjeneratat e reja të Sigal Prishtinës, por ai nuk ishte në gjendje për të krijuar një karrierë domethënëse dhe filloi karrierën si trajner, ku edhe pati shumë sukses. Filloi si ndihmës trajner dhe trajner i të rinjëve në vitin 2009. Ishte asistent i Arben Krasniqit dhe Fikret Shatrit te Sigal Prishtina, para se të kalonte në vitin 2013 në klubin e RTV21, bashkë me Krasniqin. Ai mbeti në klubin e RTV21 pas largimit të Krasniqit dhe me 2 shkurt 2014, në moshën 23 vjeçare, u emërua trajneri kryesor, duke qenë trajneri më i ri në Kosovë që ka udhëhequr një klub profesionistë.

Ai filloj të fokusohet si trajner dhe impresionoi per nje kohë të shkurtër dhe të suksesshme te ky klub, mirëpo për disa arsye të papublikuara Klubi i Basketbollit RTV21, nuk merr më pjesë në garat e organizuara nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Me 2 shtator, 2014 Rashica filloi të punoj si analist i basketbollit dhe gazetar i sportit në RTV21.

Pas një viti pauzë nga puna e trajnerit në basketboll, Rashica me 20 gusht 2015 rikthehet në Sigal Prishtina si asistent trajner. Poashtu

Më 11 janar 2018 emërohet kryetrainer i Sigal Prishtina Arkivuar 17 janar 2018 tek Wayback Machine.Andin Rashica, së fundmi e fitoi trofeun e parë si kryetrajner i prishtinasve me të gjithë lojtarë vendorë. Ai u bë trajneri më i ri në histori të basketbollit kosovar, duke e fituar Kupën e Kosovës vetëm në moshën 27-vjeçare.

Në vitin 2020, Rashica emërohet përsëri kryetrajner i Prishtinës, duke fituar Super Kupën e Kosovës prapë me të gjithë lojtarët vendorë.

Rashica ishte pjesë e Kombëtarja kosovare e basketbollit si asistent trajner që nga ndeshjet e para kualifikuese të vitit 2016 deri në janar 2020. Në verën e vitit 2023, Rashica rikthehet pas tri vitesh si asistent tek Kosova.