Andon Qesari (Qeparo, 27 qershor 1942 - 13 shkurt 2021) ka qenë një aktor dhe regjisor shqiptar.

Më 1966 u diplomua për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.

Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Veprimtaria aktoriale

Redakto
  • Doktori pacient (Aleksi)
  • Epoka para gjyqit (Qamil Beu)
  • Ezopi (Ksanthi)
  • Fernando Krafi më ka shkruar një letër (Konti)
  • Furnalta (Fen)
  • Intrigë dhe dashuri (Vurmi)
  • Monserati (At Kormili)
  • Opertunesku (Komisari)
  • Prometeu (Zeusi)
  • Romeo e Zhulieta (Kapuleti)
  • Shënomëni dhe mua (Besniku)
  • Tragjedia e Deas (Luixhi)
  • Vizita e damës plakë (kryetari)
  • Vizita e inspektorit (Berlingu)

Veprimtaria Regjisoriale

Redakto

Filmografia

Redakto

2007—Sekretet.........................................................................Dekoruesi

1996—Tingujt i harresës...............................................................

1994—Dashuria e fundit...............................................................Shefi i policisë

1990—Inxhinieri i minierës............................................................Drejtori

1989—Kthimi i ushtrisë së vdekur....................................................Ministri i Luftës

1988—Stolat në park...................................................................Regjisori

1987—Bota e padukshme..............................................................Zv/Ministri

1987—Në emër të lirisë................................................................Syrjai

1987—Tela për violinë.................................................................Doktor Kozmai

1984—Fushë e blertë fushë e kuqe......................................................

1983—Fraktura.........................................................................Nëpunësi

1980—Dëshmorët e monumenteve...................................................Hesler,kapiteni Austriak

1977—Ata ishin katër.............................................................Bilali, Komandanti i Shtabit Partizan

1976—Pylli i lirisë.......................................................................Një nga dy ballistët

1975—Në fillim të verës...............................................................Shefi i Policisë Sekrete Fashiste

1967—Ngadhënjim mbi vdekjen......................................................Skënderi


  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.