Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane , Karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt.Veç individëve të shumtë të veshur karnavale, kishte edhe grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike si koka kafshësh dhe njerëzish. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Ato festohen ne fillim te qershorit. Ne festen e Karnavaleve behen parada te ndryshme ku njerzit vishen me rroba dhe maska te ndryshme.

Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas vitit 90.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri. Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane. PS-AS