Bejte
Bejte (trajta e shquar bejtja) në Veri, bejti në Jug[1] (nga arabishtja بيت , bæjt, "shtëpi") është njësi metrike në poezinë myslimane. Përkon me një varg, shpeshherë i përshtatur si distik përderisa çdo bejte mund të ndahet në dy gjysmëvargje me gjatësi të njëjtë, secili varg duke patur dy, tre apo katër këmbë, ose nga 16 në 32 vargje. Mendohet se themelet e këtij elementi të prozodisë arabe e ka burimin nga bedevinët ose arabët e shkretëtirës, në pjesë të ndryshme të vargut njërën këmbë e quajnë "shkopi i çadrës/tendës" dhe këmbën tjetër "kunji i çadrës" dhe dy gjysmëvargëshat e bejtes emërtohen si dy perdet apo kanatet e çadrës apo "shtëpisë".[2]
Ky sistem vjershërimi zuri vend në metrikën folklorike shqiptare duke u bërë pjesë e saj. Në poetët myslimanë të Shqipërisë Qendrore dhe Jugore u përdor për subjekte erotiko-mistike dhe epiko-didaktike, duke ruajtur kështu karakterin e prejardhjes së kultivuar. Ndërsa në viset veriore mori një përdorim popullor thuajse të pagdhendur, ku u përdor për satirat.[3] Në poezinë shqiptare njihen si "muhabet sofre" ose "fjalë odash", vjersha popullore lirike me satirik[4] dhe epike[5] që nxjerr një vjershatar,[4] zakonisht i qytetit. Në Shkodër bejtet nxirreshin "me qitë nji bejte"[1] dhe skema rimore e bejtes është e alternuar.[5] Ndërsa në viset e Prespës, bejti thuhet ose është thënë.[6] Si formë poetike janë të përhapura në të gjithë trojet shqiptare, si dhe te arbëreshët ku quhen parambote.[4] Përmes jo më shumë se dymbëdhjetë bejteve përftohet gazeli.[7]
- Muhabetin ta bâjm bashkë,
- Askërkush mos me na ditë:
- Mos t'na dalin fjala jashtë
- Se ka'i bejtë dona me qitë.
- Shkodër, kalendari i shoq. Dija, Vjenë 1908.
- Peljakan o ju buljaar,
- lamparismit bejtaar.
- Fiamuri Arbërit, 1866.
- Trin'o moj Frymë e shenteruarë
- Që Bejtorëvet u ke treguarë.
Referime
Redakto- ^ a b Dizdari, Tahir (2005). "Bejte-ja" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 89.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Arabian Poetry for English Readers," by William Alexander Clouston (1881), p. 379 në Google Books
- ^ Pipa, Arshi (2013) [1978]. Trilogia Albanica I: Albanian folk verse: Structure and genre [Trilogjia Albanika I: Vargu folklorik shqip: ndërtimi dhe gjinitë]. Tiranë: Princi. fq. 33–35. ISBN 9789928409065.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Tole, Vasil (2001). Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare. Tiranë: Shtëpia Botuese e Librit Universitar. OCLC 163219932. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2004. Marrë më 19 shkurt 2006.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ a b Pipa 2013, p. 34.
- ^ Sugarman, Jane C. (1997). Engendering Song: Singing and Subjectivity at Prespa Albanian Weddings. University of Chicago Press. fq. 221. ISBN 9780226779737.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zheji, Gjergj (1988). Bazat e vargëzimit shqiptar. Tiranë: Naim Frashëri. fq. 179.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)