Gazeli është një lloj poezie amatoriale ose ode, e famshme tejendanë nënkontinentit indian në shekujt 18 dhe 19. Gazeli karakterizohet me zgjatjen e zanoreve jashtë normales së këndimit të këngëve tjera.

Prejardhja Redakto

Kjo formë poezie buron në trajtë nga poezia arabe edhe e kohës së para-Islamit, por me shekujt e muzikës islame dhe ndikimeve në muzikën shqiptare, gazeli ka ardhur si shprehi e përshpirtshme sufi.[1]

Përbërja Redakto

Gazeli përbëhet nga një numër i pacaktuar bejte, por jo më se 12 të tilla, që rimojnë sipas skemës AA, BA, CA, DA, EA etj. Në bejten e fundit të gazelit përmendej nga poeti emri i vet. Në letërsinë e Lindjes përmenden gazelet e poetëve të mëdhenj si Nizami, Hafezi. Ndërsa në letërsinë shqiptare përdorues të këtij lloji poezie është Nezimi, Kamberi dhe bejtexhinj të tjerë.[2]

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Qinami E., Artisti shqiptar që performon në skenat franceze muzikën tonë tradicionale, intervistoi Ervisa Zaja, blog.urbanus.al, 24 gusht 2017.
  2. ^ Zheji, Gjergj (1988). Bazat e vargëzimit shqiptar. Tiranë: Naim Frashëri. fq. 179.