Andrej Gennadjeviç Karllov (Rusisht: Андре́й Генна́дьевич Ка́рлов; 4 shkurt 1954 – 19 dhjetor 2016) ishte diplomat rus dhe ambasador i RusisëTurqi, si dhe në Korenë e Veriut. Gjatë një ekpozite në një galeri arti në Ankara, Andrej u qëllua nga një polic turk, i cili ishte jashtë shërbimit.[2][3][4][5][6]

Andrej Karllov
Андрeи Кaрлов
Ambasador i Rusisë në Turqi
Në detyrë
12 korrik 2013 – 19 dhjetor 2016
Paraprirë ngaVlladimir Ivanovski
Ambasador i Rusisë në Korenë e Veriut
Në detyrë
9 korrik 2001 – 20 dhjetor 2006
Paraprirë ngaValeri Denisov
Pasuar ngaValeri Sukhinin
Të dhëna vetjake
U lind më4 shkurt 1954[1]
Moskë, Rusi
Vdiq më19 dhjetor 2016
Ankara, Turqi
NënshtetësiaRus

Më 1976, Andrej diplomoi nga Instituti Ndërkombëtarë për Marrëdhënie Diplomatike në Moskë. Më 1992, Andrej diplomoi nga Akademia Diplomatike e Ministrisë për Punë të Jashtme Ruse. Ai ishte i martuar dhe kishte një djalë.[1]

Vdekja

Redakto

Më 19 dhjetor 2016, Andrej u qëllua dhe u vra nga Mevlyt Mert Alltëntash (tr. Mevlüt Mert Altıntaş), një polic turk i cili ishte jashtë shërbimit. Andrej u qëllua gjatë një ekpozite në një galeri arti. Pas vrasjes, Mevlyti bërtiste duke thënë: "Mos e harroni Halepin (Alepo), mos e harroni Sirinë!", "Allahu Ekber". Vrasja ndodhi pas disa ditëve të protestës nga turqit të cilët protestuan para ambasadës ruse për shkak sulmeve ruse mbi Halepin.

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Посол России в Турции Андрей Карлов. Досье" [Russian Ambassador to Turkey Andrei Karlov. dossier] (në anglisht). 19 dhjetor 2016. Marrë më 19 dhjetor 2016.
  2. ^ "Russian ambassador to Turkey Andrei Karlov shot dead in Ankara". BBC News (në anglisht). 19 dhjetor 2016. Marrë më 19 dhjetor 2016.
  3. ^ Arango, Tim; Gladstone, Rick (19 dhjetor 2016). "Russian Ambassador to Turkey Is Assassinated in Ankara". The New York Times (në anglisht). Marrë më 19 dhjetor 2016.
  4. ^ "Убийство посла РФ в Анкаре. Хроника событий" [After the murder of the Russian Federation in Ankara. Chronicle of events]. ТАСС. 19 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2016. Marrë më 19 dhjetor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Russische ambassadeur Turkije overlijdt na aanslag in Ankara". De Volkskrant. 19 dhjetor 2016. Marrë më 19 dhjetor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Russia's ambassador to Turkey assassinated in Ankara". Business Insider (në anglisht). 19 dhjetor 2016. Marrë më 19 dhjetor 2016.