Anila Sulstarova është psikologe klinike, pedagoge në departamentin e pedagogjisë dhe psikologjisë në Universitetin e Tiranës, autore tekstesh në fushë të psikoterapisë dhe eksperte në organizata ndërkombëtare dhe kombëtare, si UNICEF, Save the Children, Terres des Homes, CRCA etj. [1][2]

Anila Sulstarova
ProfesioniPsikologe

Edukimi

Redakto

Anila ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe në 2011-n mori doktoratën me disertacionin “Maksimalizimi i funksioneve të hemisferës së djathtë të trurit, përmes ndërhyrjes diadike, tek foshnjat 0-10-muajshe në institucion”, ndërsa punimi i saj shkencor në nivelin master ka qenë “Etika në këshillim”. Ajo ka kryer specializime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ku veçohet specializimi në Universitetin e Nebraskas (SHBA), me fokus depistimin e sjelljeve prosociale tek adoleshentët dhe psikoterapi individuale. [3]

Karriera profesionale

Redakto

Që prej vitit 2001, Sulstarova punon si psikologe klinike dhe prej 2005-s e është pedagoge në departamentin e pedagogjisë dhe psikologjisë të Universitetit të Tiranës. Është titullare e disa lëndëve, si “Terapia familjare: parimet dhe metodat klinike”,“Praktikum në terapi arti dhe loje”, “Këshillimi i familjes”, “Psikologji e zhvillimit të adoleshencës”, “Kuptimi i dhunës dhe i agresivitetit” në programet e studimit “Bachelor në psikologji”, “Master i shkencave në psikologji klinike”, “Master i shkencave në psikologji shkollore”, “Master profesional në këshillim”. Anila është edhe lektore në Shkollën e Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë si dhe ka përvoja mësimdhënieje jashtë Shqipërisë, si në SHBA, Portugali etj.

Paraqitja në media

Redakto

Anila është aktive në media, kryesisht në emisione radiofonike që lidhen me mirërritjen e fëmijëve dhe sfidat e prindërimit. Është aktiviste [4] për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fëmijëve, grave dhe komunitetit LGBTQI+.

Tituj shkencorë

Redakto
  • Milika Dhamo dhe Anila Sulstarova, “Etika në këshillim”, Ideart, ISBN 99943-679-4-3; ISBN 9789994367948, shkurt 2006, ribotuar në 2008 [5]
  • Anila Sulstarova (dhe bashkautorë), “Fokusi te gjinia për analizën e përmbajtjes së teksteve shkollore elementare”, shtator 2005, Aleanca Femërore
  • Anila Sulstarova, Gerda Sula, “Doracak prindërimi. Nga lindja deri përpara se të hyjnë në shkollë”, fondacioni “Shqipëria e hapur për Shqipërinë”, Tiranë, 2015[6]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Sulstarova, Anila. "Anila Sulstarova". LinkedIn (në anglisht).
  2. ^ Anabel (1 prill 2020). "Psikologia Anila Sulstarova: 'Si të menaxhoni ankthin dhe të tjera probleme të karantinimit'". Anabelmagazine.
  3. ^ "Universiteti i Tiranës Fakulteti i Shkencave Sociale". fshs-ut.
  4. ^ "Tedxtirana Woman. Rrëfehen gratë". Panorama. 9 dhjetor 2013.
  5. ^ Dhamo, Sulstarova, Milika, Anila (shkurt 2006). Etika në këshillim (bot. Botimi i parë). Tirana: Ideart. fq. 369. ISBN 978-99943-67-94-8.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  6. ^ Sulstarova, Sula, Anila, Gerda (2015). "DORACAK PRINDËRIMI" (PDF). osfa.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)