Antenat përshtatëse (ang. Smart antenna)[1] janë zbuluar vonë pas Luftës së Dytë Botërore. Në ditën e sodit këto janë me një fuqi të madhe dhe jo shumë të kushtueshme Antenat e përshtatshme (adaptive) janë përdorur për dekada me radhë në fushat si radarët, komunikimet satelitore, dirigjimi me anë të senzorëve dhe përcaktimin e drejtimit. Për shembull : Radari dhe sistemet e sigurta te komunikimit përfitojnë nga përparësitë e Antenave te përshtatshme për operimin ne mjedis për ndalimin e pengesave (zhurmave). Sistemi satelitor i komunikimit ka përdorur rrezatimin e shumfisht dhe ato për rrezatim një pikesh për përcaktimin e një lokacioni te caktuar gjeografik. Secila nga këto ka pengesa siç janë kanalet ne te cilat funksionon sistemi, burimet e interferencës, zhurmat ose pengesat. Këto antena përdoren dhe për te caktu tipin e hapësirës, madhesin, algoritmet adaptive, dhe integrimi me komponentët tjera te sistemit.

Një problem tjetër te cilin e zgjidhin këto antena është aftësia për gjithë përfshirje te hapësirës.

Skeda:Analogjia.jpg
Skeda:Analogy.jpg

Ngjashmëria e antenave të përshtatshme

Redakto

[2] Shume sisteme te inxhinierisë kuptohen vetëm atëherë kur behet një analogji me funksionin e vet qenies njerëzore. Një analogji e tille behet me dy folës te cilët gjenden ne një dhome te erret ku dëgjuesi është personi i trete, i cili me ane te dëgjimit pranon sinjalet te cilat i përpunon me sistemin nervor dhe kështu përcakton se cili sinjal është i rëndësishëm e cili jo. Kështu pranon sinjalin te cilin e përcakton sit e rëndësishëm dhe i përgjigjet po te njëjtit.

Pra antenat e zgjuara funksionojnë ne te njëjtën mënyre. Duke e përdorur dy antena ne analogji me dy veshët dhe procesimin digjital te sinjalit siç është truri. Mandej pasi qe procesohet sinjali digjital, përcaktohet vonesa nga secili element i antenave, përcakton kahen e marrjes se sinjalit (DOA – direction of arrival) me interes ose rëndësi (SOI) dhe pastaj përcakton ngacmuesin (fuqinë dhe fazën e sinjalit) duke prodhuar rrezatim te fokusuar ne SOI përderisa I largon ato te parëndësishme.

Sistemi shumë drejtimesh

Redakto

Qe ne ditët e hershme dizajneret e këtyre sistemeve e dinin se kapaciteti ishte duke u rritur. Qe te rritet kapaciteti për mijëra abonues, duhet te dizajnohet një strukture e përshtatshme e qelizës. Celula është heksagonale, ne qendër te secilës celule gjendet një antene shumë drejtimesh me një shirit te caktuar te frekuencave. Celulat e afërta nuk kane frekuence te njëjte. Një pjese e vogël e energjisë pranohet ndërsa një pjese humbet. Për përmisimin e kësaj përdoren dy teknika.

  • Ndarja e qelizës
  • Sektorizimi i sistemit

Sistemi i antenave te përshtatshme

Redakto

Edhe pse këtyre antenave ju referohemi si antena te zgjuara, ato nuk janë te zgjuara por është procesimi digjital i sinjalit qe i bën te zgjuara.

Sistemi i antenave te zgjuara është bazuar ne një zgjerim te sektorit te qelulave te cilat janë formuar nga rreze multiple. Kështu antenat e zgjuara munden me e fokusua rrezatimin ne përdoruesin e duhur përderisa i largon te ndërhyrjet e padëshiruara. Ato mund te sigurojnë gjithashtu një hapësire me te madh përfshirëse për secilin stacion. Sistemi i antenave te zgjuara siguron një largim te interferencave dhe permisimin e kapacitetit te bitit me peshe me te vogël (BER - lower bit error rate).[3][4][5]

Skeda:Swiched antenna.jpg
Me rreze aktive
Skeda:Addaptive antenna.jpg
Antena Adaptive
Skeda:SDMA 3.jpg
SDMA

Llojet e Antenave te përshtatshme

Redakto
A. Sistemi me rreze te aktivizuara – ka disa mostra te gatshme te cilat janë te fiksuara. Vendimi behet se si dhe cilës pik ti qasemi dhe ne kohe duke u bazuar ne kërkesën e sistemit.
B. Fushat adaptive -Lejojnë antenën që të orientojë rrezen në një drejtim të dëshirueshëm gjerësa në mënyrë të vazhdueshme i anulon sinjalet interferuese. Drejtimi i rrezes mund të llogaritet duke përdorur të ashtuquajturin drejtimin e metodës së arritjes.
C. Qasja e ndarjes multipe (SDMA Sapatial division multiple access) është gati me e rëndësishmja teknologjisë se smart antenave. Përparësia për procesimin hapësinor mundëson te lokalizon disa përdorues, duke krijuar rrezatim për secilin përdorues.

Përparësitë e antenave të zgjuara

Redakto

Gjëja me e rëndësishme është rritja e kapacitetit. Raporti I sinjaleve te interferuara është me i vogël (SIR signal to interference ratio) se raporti i sinjalit te zhurmës (SNR- Signal to noise ratio). Sa me e dendur te jete e populluar hapësira, sistemi 5 mobileve zakonisht e limiton interference kjo do te thotë se interference prej përdoruesve tjerë mund te ndikoje si zhurme.

Një e mire tjetër është siguria e sistemit te këtyre antenave. Natyra detektuese mundëson përcaktimin e qenies humane ne raste emergjence dhe përcaktimin e ndonjë lokacioni specifik.

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Ahmed El Zooghby-"Smart Antennas Engineering "
  2. ^ Constantine A.Balanis -"Antenna theory analysis and design" -Third edition
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2014. Marrë më 29 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2014. Marrë më 29 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2014. Marrë më 29 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)