Anton Berishaj (1954, Tuzi, Mali i Zi) është sociolog, profesor universitar dhe akademik shqiptar nga Malësia e Madhe. [1]

Biografia

Redakto

Anton Kolë Berishaj lindi në Priften të Malësisë, Tuz, në Mal të Zi. [1] Shkollën fillore e kreu në Tuz, gjimnazin në Ulqin, ndërsa u diplomua në degën e filozofise dhe të sociologjisë të Universitetit te Prishtinës. Karrierën akademike e filloi në vitin shkollor 1980/81, në degën e filozofisë dhe te sociologjisë. Në vitin 1987 mbaroi studimet pasuniversitare në katedren e sociologuise të Fakultetit Filozofik të Universitetit te Zagrebit, ndërsa më 1997 po ashtu në Universitetin e Zagrebit mbrojti temën e doktorates. Ne vitin 1992 u zgjodh të hapte zyrën e Fondit për Shoqëri të Hapur për Kosovë, të njohur si "Fondacioni Soros", të cilën, si koordinator, e udhëhoqi deri në vitin 1999. Pas Luftës së Kosovës në vitet 2000 - 2002, krahas angazhimit mësimor në Universitetin e Prishtinës, u emërua menaxher lokal për trajtimin psikosocial të traumave të luftës, të financuar nga IOM-i. Ka ushtruar funksione dhe ka kryer detyra të ndryshme në Fakultetin Filozofik dhe në strukturat udhëheqëse të Universitetit të Prishtinës, përfshirë edhe funksionin e ushtruesit të detyrës të rektorit të Universitetit të Prishtinës (mars - shtator 2014). Në vitin 2012 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve të Kosovës, ndërsa më 2016 anëtar i rregullt i saj.[2]

Publikimet

Redakto

Anton Berishaj është autor i disa librave studimore dhe monografive: [3]

  • "Shndërrimi i etnisë" (1998),
  • "Në një cep të Ilirisë. Monografia e shqiptarëve në Mal të Zi". (Visconsin, SHBA, 2007),
  • "Filantropia në Kosovë" (2010),
  • "Religjioni dhe politika në Kosovë" (2014),
  • "Shoqëria pa shtet, studim socioantropologjik" (2014).

Anton Berishaj është bashkautor i dy librave shkollorë për sociologji dhe i një numri të teksteve shkencore të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 173. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ https://ashak.org/anetaret/anton-k-berishaj/
  3. ^ http://www.malesia.org/2022/06/25/akademia-e-shkencave-dhe-arteve-e-kosoves-promovon-librat-e-anton-k-berishaj-dhe-anton-vukpalaj/