Aqif Rakipi

politikan nga Shqipëria
This is the stable version, checked on 21 prill 2022. 2 pending changes await review.

Aqif Rakipi është një biznesmen dhe ish-deputet i Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e viteve 2013 dhe 2017.[1] Ai i përkiste Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në qarkun e Elbasanit.

Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, pasi kishte dështuar të deklaronte në formularin e vetëdeklarimit një procedim në Itali për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur.

Në zgjedhjet parlamentare e 25 prillit 2021, djali i tij, Orlando Rakipi u zgjodh si deputet i Partisë Socialiste në qarkun Tiranë.

Më 11 prill 2022, Rakipi shpallet non-grata nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.[2]

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/06/27/emrat-ja-140-deputetet-e-rinj-te-parlamentit/
  2. ^ ""Non grata" nga SHBA/ Kush është Aqif Rakipi, ish-deputeti i fortë i Elbasanit". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)