Shqiponja e Stepeve është një lloj Shqiponje në Gjininë Aquila.

Shqiponja e Stepeve
Aquila nipalensis

Ka një gjatësi të trupit 62–74 cm dhe gjatësi të krahëve prej 165–190 cm. Ngjyra e pendlave të tij është e kaftë dhe nuk kanë ndonjë dallim ngjyre tjetër të madh në pendla. Duke fluturuar dallohet nga bishti i tij, pak si në formë pyke, pa vija.

Përhapja e Shqiponjës së Stepeve

Shqiponja e Stepeve haset nga Rumania, përgjatë stepes së Aralit deri në TransBajkall dhe në Mongoli. Në shtëpi të tij gjendet në stepe dhe në vende të hapura me vegjetacion të ulët. Folenë e tij, e ndërton në tokë. Në folen e saj lëshon 1-3 vezë. Ushqehet kryesisht me gjitarë të vegjël, sidomos me ketra të tokes, por edhe me brejtës të tjerë, hardhuca dhe me kërrma. Kjo Shqiponjë është një zog shtegtarë vendqëndrimi i tij dimërorë gjendet për Shqiponjat e Stepeve Evropiane dhe Azisë Qëndrore në Afriken Lindore, kurse për Shqiponjat e Stepave Lindore në Indi. Prej IUCN-së Shqiponja e Stepave është në kategorinë Least Concern (që do të thotë që s'është e rrezikuar - edhe pse numri i tyre ka shënuar ulje). Numri i tyre vlerësohet të jetë 100.000 deri në 1 mil. individë.

Referimet

Redakto
  • BirdLife International (2004). Aquila nipalensis. 2006. IUCN Red List of Threatened Species. IUCN 2006. www.iucnredlist.org. Retrieved on 12 May 2006. Database entry includes justification for why this species is of least concern
  • Clark, W. S. (1992): The taxonomy of Steppe and Tawny Eagles, with criteria for separation of museum specimens and live eagles. 'Bull. B.O.C. 112: 150–157.
  • Olson, Storrs L. (1994): Cranial osteology of Tawny and Steppe Eagles Aquila rapax and A. nipalensis. Bull. B.O.C. 114: 264–267.
  • Sangster, George; Knox, Alan G.; Helbig, Andreas J. & Parkin, David T. (2002): Taxonomic recommendations for European birds. Ibis 144(1): 153–159. doi:10.1046/j.0019-1019.2001.00026.x PDF fulltext