Arbër Agalliu

gazetar shqiptar
This is the stable version, checked on 19 maj 2021. 3 pending changes await review.

Arbër Agalliu (Berat, 23 prill 1988) është një gazetar shqiptar me shtetësi italiane.

Arbër Agalliu
Faqja në rrjetwww.arberagalliu.it

U zhvendos në Itali me familjen e tij në moshën 10 vjeçare, ku ende jeton duke u ndarë midis qyteteve të Firences dhe Peruxhës.

Gazetar dhe videomaker i gazetës italo-shqiptare AlbaniaNews, në të cilën i dedikon hapsirë të gjërë komunitetit arbëresh duke realizuar reportazhe në gjithë Italinë, ai është dhe autori i programit "Toscana senza frontiere" në televizionin e Toskanës, ToscanaTv, në të cilin realizon video intervista që tregojnë histori pozitive të integrimit të emigrantëve që banojnë në Itali. Bashkëpunon gjithashtu me gazeta të ndryshme, veçanërish me Frontiere NEWS.

Në vitin 2019 ai është vlersuar me çmimin "Moda Movie 2019" në Kozenca të Kalabrisë për reportazhet e shumta mbi komunitetin arbëreshë në Itali.

Më 21 Mars 2021, gjatë nismës "Milano: Sfida Antirazista" e mbajtur me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Diskriminimit Racor (themeluar OKB më 1966) dhe e organizuar nga shoqata Life Onlus në bashkëpunim me Bashkinë e Milanos dhe UNAR (Zyra Kombëtare kundër Diskriminimit Racor), u nderua me Çmimin e Bashkisë arbëreshe Shën Mërtiri. Arsyet gjenden në aktivizmin e vazhdueshëm në luftën kundër diskriminimit dhe në favor të përfshirjes së minoriteteve, duke filluar pikërisht nga pakicat gjuhësore shqiptare të Italisë së jugut të Italisë.

Shumë prej punimet e tij mund të gjenden në internet dhe bashkëpunimet janë me gazeta dhe revista tëshumta si: Albanianews, Frontiere News, La Repubblica, TOP Channel, TV 2000, Euronews, Valdarno POST, Calendario Dei Popoli, Il Messaggero di Sant'Antonio, Shqiptari i Italisë, Goethe-Institut Italien. etj etj.

Aktivist për të drejtat e emigrantëve prej më shumë se 10 vjet, ai është themeluesi i "Rrjetit të shqiptarëve në Toskanë" dhe zëdhënës i ANSI (shoqata kombëtare e shtypit ndërkulturor) dhe e lëvizjes "Italiani senza cittadinanza" (italianët pa shtetësi). Veprat dhe aktivitetet e tij kryesisht kanë të bëjnë me çështjet delikate të emigracionit, racizmit, integrimit dhe gjeneratave të dyta.




Referimet

Redakto

1. AlbaniaNews link autor Arbër Agalliu

2. Frontiere News link autor Arbër Agalliu