Arben Puto
Arben Puto (Gjirokastër, 1924 - Tiranë, 11 nëntor 2016) ka qenë jurist, politolog dhe profesor.
Arben Puto | |
---|---|
U lind në | 1924 |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Jurist, Shkrimtar |
Jeta
RedaktoMësimet parauniversitare e kreu në Liceun francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë. Mori pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër pastaj në Tiranë. Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e "Tiranës" sot gjimnazi "Qemal Stafa" më 1946. Studimet e larta i kreu në Moskë në Fakultetin e Drejtësisë dhe i perfundoi më 1951 në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Me hapjen e UT-së më 1957 punoi si pedagog deri më 1990. Ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. U nda nga jeta në Tiranë më 11 nëntor 2016.
Botime
Redakto- Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas luftës I botërore (Vëllimi III) - 2001
- Nëpër analet e diplomacisë Angleze - 2001
- E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar
- Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë - 2002
- Historia diplomatike e çështjes Shqiptare 1878-1926 - 2003
- Shqipëria Politike 1912-1939 - 2009
- Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878 - 1912 - 2010
- Demokracia e rrethuar - 2010
- Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë - 2011
- Shkurorëzimi i mbretit Zog në mërgim - 2012
- Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha : (1912-1914) - 2012
- Jetë me kujtime - 2015
- Shkrime të zgjedhura - 2016