Arca (muzikante)

producent muzikor venezuelian
(Përcjellë nga Arca (musician))
This is the stable version, checked on 28 mars 2021. 14 pending changes await review.

Alejandro Ghersi (lindur në 14 tetor 1989), i njohur ndryshe me emrin skenik Arca, është një producent i muzikës elektronike nga Venezuela, kantautor dhe DJ me rezidencë në Dalston, Londër.[1][2][3] Ai ka lançuar tre albume muzikore të mirëpritura gjerësisht nga kritika si dhe ka bashkëpunuar me muzikantë si Björk, Kanye West, FKA twigs, Kelela dhe Frank Ocean.

Jeta e hershme

Redakto

Arca lindi në Caracas, Venezuelë. Babai i tij ishte një investitor bankash ndërsa e ëma kishte përfunduar universitetin për studime ndërkombëtare. Familja e tij u zhvendos në Connecticut për pak kohë, përpara se të kthehej në Venezuelë, ku ai u edukua në një shkollë private si dhe mori leksione pianoje. Ai e përshkruan fëmijërinë si “të qenurit i burgosur brenda një flluske” si dhe kishte vështirësi të pranonte faktin se ishte homoseksual. Ai nisi të lançojë muzikë gjatë adoleshencës së tij përmes pseudonimit artistik “Nuuro”, si dhe nisi të korri famë kombëtare në vendlindjen e tij, duke u vlerësuar nga artistë me famë të madhe sikurse janë Los Amigos Invisibles.[4] Më vonë ai ndoqi institutin "Clive Davis Institute of Recorded Music" në Universtitetin privat të Nju Jorkut.[5]

Karriera

Redakto

Në 1 shkurt 2012 Arca publikon albumin me titull "Baron Libre".[6] Më vonë, në po të njëjtin vit ai publikon "Stretch 1" dhe "Stretch 2" respektivisht në 19 prill si dhe 6 gusht.[7][8]

Në 2013 Arca ishte producenti dhe shkroi 5 këngë për albumin "Yeezus" të Kanye West. Ai gjithashtu ishte një prej tre producentëve konsulentë.[9] Në po të njëjtin vit ai lançoi në 23 korik miksimin &&&&& përmes Soundcloud.[10] Projekti përmbante edhe një performancë vizuale së bashku me Jesse Kanda, i cili dha kontributin për pjesën vizuale, në MoMA PS1 në tetor 2013.[11] Në 17 shtator publikohet albumi i FKA Twigs, në të cilin Arca është producent si dhe ka shkruar çdo këngë.[12]

Albumi i tij me titull Xen u lançua në 4 nëntor 2014 përmes shtëpisë diskografike Mute Records.[13] Arca kontribuoi në pjesën më të madhe të albumit të Björk me titull "Vulnicura", i cili u lançua në 20 janar 2015.[14] He Ai mori kredite si bashkë-producent i shtatë këngëve. Arca gjithashtu bashkëpunoi me këngëtaren amerikane Kelela për albumin e saj me titull Hallucinogen, i cili u lançua në tetor 2015. Në këtë album Arca ka marrë kredite për miksimin e 2 prej këngëve. Një prej këngëve ka si bazë instrumentale një këngë nga miksimi &&&&& i Arcës, me vokalin e Kelelës të mbivendosur mbi të. Albumi i tij i dytë me titull Mutant u lançua në 20 nëntor 2015. Ai lançoi një tjetër miksim me titull “Entrañas” në 4 korrik 2016, pas publikimit të këngës “Sin Rumbo”. Në 7 prill 2017 u publikua albumi i tretë me titull “Arca” përmes shtëpisë diskografike "XL Recordings". Albumi u vlerësua maksimalisht prej kritizierëve të muzikës.[15]

Në 2017 Arca bashkëpunoi sërish me Björk në albumin me titull "Utopia", një album i prodhuar tërësisht prej të dyve.[16] Gjatë një interviste Björk shpjegon se albumi është një shëmbëlltyrë e Arca/ Björk."[17] Një klip muzikor ku Arca është pjesë, me titull Arisen My Senses” u lançua në 18 dhjetor 2017.

Referime

Redakto
  1. ^ Friedlander, Emile (shtator 30, 2014). "Cover Story: Arca Finds Xen". The Fader. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ "FEATURE: Venezuelan producer Arca is going to be huge" (në anglishte amerikane). Marrë më 2017-04-12.
  3. ^ "Arca Announces DJ Tour with Total Freedom and Jesse Kanda". The FADER. Marrë më 2017-04-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Arca: 'Nothing is off limits emotionally' | Music". The Guardian. 2015-07-17. Marrë më 2015-11-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Zeichner, Naomi (tetor 29, 2012). "GEN F: Arca". The Fader. Marrë më korrik 25, 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  6. ^ "Download Arca's Debut EP Baron Libre". The Fader. Marrë më 22 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. ^ "Download Arca's Stretch 1 EP". The Fader. Marrë më 27 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  8. ^ "Arca – Stretch 2 | Music Review | Tiny Mix Tapes". Tiny Mix Tapes. Marrë më korrik 25, 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. ^ "Credits" (PDF). Images.modlife.com. Marrë më korrik 25, 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  10. ^ "Download Arca's New Mix &&&&&". Pitchfork Media. Marrë më 27 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  11. ^ "Pitchfork's FORMS and MoMA PS1 Present a Multimedia Event Featuring Arca and Jesse Kanda". Pitchfork Media. Marrë më 25 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  12. ^ "FKA Twigs: EP2 | Album Review". Pitchfork Media. Marrë më 19 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  13. ^ "Signs to Mute. Debut album Xen out on 3/4 November. Hear the first single Thievery". Mute Records. Marrë më 22 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  14. ^ Friedlander, Emilie (30 shtator 2014). "Cover Story: Arca Finds Xen". The Fader. The Fader, Inc. Marrë më 10 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  15. ^ "Arca by Arca". Metacritic. Marrë më janar 12, 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  16. ^ "Björk on finding paradise and her ecstatic return". Dazed. 5 shtator 2017. Marrë më 19 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  17. ^ "Sphères, prismes et Utopia pour le nouvel album". bjork.fr. Marrë më 19 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)