Arenca Trashani
politikane shqiptare
Arenca Trashani lindi më 20 qershor të vitit 1973 në Shkodër, Shqipëri, ishte deputete e Partisë Demokratike në Legjislaturat e 6-të dhe 7-të të Kuvendit të Shqipërisë si dhe Ministre e Integrimit në vitet 2005-2007. Ajo është pedagoge në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër.
Arenca Trashani | |
---|---|
Ministre e Integrimit e Shqipërisë | |
Në detyrë 7 shtator 2005 – 19 mars 2007 | |
Pasuar nga | Majlinda Bregu |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 20 qershor 1973 Shkodër, Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | PD |
Punësimi | Politikane, Pedagoge |
Biografia
RedaktoEdukimi
Redakto- Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik - 1991-1995;
- Universiteti i Trentos, Fakulteti Juridik, Trento-Itali - 1993-1994;
- Studime doktorature, Universiteti "Karl Franzens", Fakulteti Juridik, Graz - Austri - 2002 (mars).
Veprimtaria profesionale
Redakto- Profesioni: Juriste.
- 2003 (shkurt) e vazhdim: Pedagoge në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", Fakulteti Juridik, Shkodër.
- 2001 (shtator) - 2003 (shkurt): Shefe Departamenti, Fakulteti Juridik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
- 2000 (shtator) - 2001 (shtator): Dekane e Fakultetit Juridik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
- 1995 (shtator) - 2000 (shtator): As/pedagoge, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti Juridik, Shkodër.
Veprimtaria politike
RedaktoGjatë periudhës 7 shtator të vitit 2005 - 19 mars të vitit 2007 ushtroi detyrën si Ministre e Integrimit.
Veprat
RedaktoKa bërë shumë publikime të ndryshme në fushën e të drejtave të njeriut dhe në fushën e të drejtës ndërkombëtare publike.