Arilë (greqisht: Κεφαλάρι/Kefalári) është një fshat në qarkun e qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Αρίλλα/Arílla.[1]

Arilë
Κεφαλάρι
Fshat
Emri i banorëveArilot

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Arila kufizohet me Arpicën, nga jugu me Agjinë, nga lindja me Luaratin dhe nga perëndimi me detit Jon.

Toponimet të fshatit Arilë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Angali - baçe me ullinj, në V.
  • Antipaksus - ishull i vogël në det, në P.
  • Ar’ e Beqirit - arë, në V.
  • Ar’ e Dedes – arë, në L.
  • Ar’ e Re - are, në P.
  • Babëlena - luginë, në L. Aty Lena ka pasur kopenë e bagëtive.
  • Balt’ e Kamberit - vend ku dheu është i bardhë dhe bëhet baltë, në P.
  • Balli (i) Karahisit - vend ku dheu është i bardhe, në P.
  • Bërrne/ja - faqe mali me pyll, në L.
  • Bilërruga – ara, në J.
  • Bir’ e Fareshës - vrimë qe del në det, në P.
  • Bir’ e Xhindit - vrimë shpelle, në buzën e detit, për të cilen populli besonte se atje ka pasur xhinde.
  • Brrinj’ e Bollovanit – brinjë, në qendër.
  • Brrinj’ e Haskos – brinjë, në L.
  • Brrinj’ e Stelesit – bokërrimë, në P.
  • Burimet Varsam – burime, në JL.
  • Burim i Kamberit – burim, në P.
  • Burim i Sikolit – burim, në P.
  • Burim i Stelesit - burim, në P.
  • Buz’ e Shkëmbit Xhamisë - buzë shkëmbi, në P.
  • Çezma e Kronjesë – krua, në J.
  • Dhrom i Bardhë - vend ku dheu është i bardhë, në P.
  • Fabrik’ e Valit - fabrikë vaji, në P.
  • Faresha - vend me ullinj pranë detit, në P.
  • Forishti - qafë me pyje, në V.
  • Goneja - kullotë buzë detit, në VP.
  • Grav’ e Hamitit - shpellë që nxën rreth 500 kokë bagëti, në L.
  • Grav’ e Hasan Metit – shpellë, në P.
  • Grav’ e Ngrohët – shpellë, në JP.
  • Grava Fole - shpellë që nxen rreth 200 kokë bagëti t’imta, në L.
  • Grava Varsam - shpellë e madhe që mund të nxejë rreth 600-700 kokë bagëti, në JP.
  • Grikat – gryka, në J.
  • Gropa Arilë - vend grope, në qendër.
  • Gropat e Shurit - vend me shur, në V.
  • Gropëmolla – vend.
  • Gur’ i Marë Nikës - shkëmb i madh, në L. Tregojnë se herët në kohën e pushtimit turk të vendit, në një ditë pashke, mbi këtë gur kishte hypur baresha. Mare dhe po shikonte shoqet që po kërcenin e këndonin në këtë ditë feste. Një djalë i quajtur Vasil Gjoksderri, si e pa Marën atje, shkon rrëmben dhe sëbashku me të shkon në Kurtes ku ndodhej një ushtri turke. Disa thonë se Vasili qe nga Arila dhe i përkrahur nga turqit erdhi në Arilë dhe u kthye i pari në fenë muhamedane. Mara ishte nga fisi i Lalëve të Arpicës (Duro Balo).
  • Hallazma – gërmadhë, në P.
  • Hund’ e Follorishit - kep që zbret në det, në P.
  • Hund’ e Memikos - bregore me pall, në V.
  • Hund’ e Palohorit - skelë e Arilës, në P.
  • Ipset - vend me gips, në P.
  • Kaçonisi - vend me ullinj, fiq e arra, në V.
  • Kajobodo - ullinj e vreshta buzë detit, në P.
  • Kalaja e Dhimokastrës — Mbeturina të një kalaje të vjetër në malin e Arilës, Në këtë kala thonë se është varrosur gjenerali venecian Arila më 1339 Niqifor Engjëll Komeni i ndjekur gjurmë për gjurmë nga forcat ushtarake të Jan Kataguzenit të Bizantit hyri dhe kërkoi strehim në kalanë e Dhimokastrës. Por pas rrethimit që iu bë ky u detyrua të dorëzohet. Ngjarja është e kohës së perandorit bizantin Andronik Paleologut.
  • Kalaja e Palohorit - mure të njij kalaje të vjetër, në P. Thonë se këtu ka qenë një qytet që sot i duken gërmadhat.
  • Kamin e Smajlit - arë në mes të pyllit, në V.
  • Klisha Arilë – kishë, në L.
  • Klish’ e Shënkollit – kishë, në V.
  • Klumushti i Gjirit — shkëmb e shpellë me stalagmita e stalagtita, në P.
  • Kolo Guri - mone bagëtish në malin e Arilës.
  • Krieguri - një gur në formën e një koke majë një shkëmbi, në L.
  • Kroi Ri - krua me dy gurra, në J.
  • Kronjeza – krua, në J.
  • Kurkuca - vreshta e ulinj, në P.
  • Lefqino/i – ishull, në P.
  • Lëm i Llankos - lëmë i gurtë, në JP.
  • Llaka - vend grykë me vreshta e ullinj, në JL.
  • Mal i Arilës — mal, në L.
  • Mal i Palohorit - kodër e lartë mbi det, në P. Aty ndodhen shënja të një fshati të vjetër dhe muret e një kishe.
  • Mejdani i Klishës – shesh, në qendër.
  • Nënëçuka - ara e ulIinj, në J.
  • Nisiza e Kaçonisit - ishull i vogël, në V.
  • Paksusi – ishull, në P.
  • Pill’ i Trrashë – pyll, në V.
  • Poliqini – ara, në J.
  • Prroi i Thellë – përrua, në J.
  • Puset e Lëmit Gjonit – puse, në V.
  • Puset e Shermaloit - puse të ndërtuara me gure, në qendër.
  • Qafa - qafë, në V.
  • Qaf’ e Shillogait – qafë e ara, në V.
  • Qafa Qutet - mbeturina muresh të vjeter, në L. Aty ndodhen gërmadha të vjetra të qytetit të dikurshëm të Arilës si dhe mure kishash.
  • Qafa Vigël – qafë, në L. (përmendet te kënga e Çelo Mezanit)
  • Qeramidhie - vend ku ka pasë furra qeramidhesh, në JP.
  • Rrip i Glatë - ara e mone dhish, në L.
  • Sarkofoleja - shpellë në shkëmb e cila nxë rreth 500 kokë dhi, në L.
  • Sikoli - vend me ullinj, në P.
  • Skaloma Arilë - anë det e plazh, në P.
  • Spithari në Malqutet – spithar, në L.
  • Spithar i Qafës Polonit – spithar, në P.
  • Stakoni - vreshta e ullinj, në P.
  • Stan i Malit – stan, në V.
  • Stan i Melit – stan, në L.
  • Stelesi - baçe me qitro, në P.
  • Stuburi - pus që mban ujë, në L.
  • Stukuraku - shpellë e cila nxë rreth 1000 kokë bagëti, në V.
  • Sherrmaloi - vreshta e ullinj, në P.
  • Shënmëria - gërmadha dhe një kishë, në JP.
  • Shkall’ e Sarkofolesë – shkallë, rrugë që del në mal, në L.
  • Shkëmb’ i Husit - breg shkëmbor, në P. Aty mblidheshin pleqtë për të kuvenduar.
  • Shkëmb i Osmanit – shkëmb, në P. Aty kish shtepinë Osmani.
  • Shkëmb i Xhamisë – shkëmb, në P.
  • Trap i Bathës - vend gropë me pyll, në V.
  • Ujsi.
  • Ullit e Jupes - vreshta e ullinj, në qendër.
  • Varsami – shpellë, ara e ullinj, në JL.
  • Vësht i Karahusit — ullinj, në P.
  • Verret e Limanesë – varre, në qendër.
  • Verret në Shkëmbi Xhamisë – varre, në P.
  • Xhamia e Arilës - xhami në qendër.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Arilë:(Para Luftës së Dytë Botërore)

Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Dautenj, Suso, Koçoloi, Shurdhi (sot Rushani).[3] Familjet e tjera ishin: Veseli etj.

Lidhje të jashtme

Redakto

vendndodhja

Burimet

Redakto
  1. ^ Πανδέκτης: Arilla - Kefalari
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 269-271.Treguan: 1) Husenj Haxhi Rushani, 60 vjeç, bari, analfabet, nga Arila, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Vlorë. 2) Mamo Brahim Alushi, 40 vjeç, puntor, analfabet, nga Arila, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Vlorë. 3) Xhaferr Medini, 30 vjeç, puntor, anatfabet, nga Arila, refugjat i 1944- ës, sot më banim në Vlorë. Vlorë - shtator 1955.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 269.