Arjana Kraja Ylli është doktore e shkencave (1996) dhe prof. as. (2000), punonjëse mësimore-shkencore pranë Departamentit të Bioteknologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.[1]

Biografia

Redakto

Arjana është specialiste në fushat e gjenetikës së mutacioneve të induktuara, vlerësimit të biodiversitetit në sistemet ujorë nëpërmjet indikatorëve mjedisorë, vlerësimit të cilësisë së ujërave dhe tabanëve nënujore dhe e bimëve indikatore e hiperakumulatore të metaleve të rëndë. Ajo ka marrë pjesë në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ka qenë koordinatore e dy projekteve ndërkombëtare në fushën e gjenetikes së mutacioneve të induktuara dhe një projekti kombëtar në fushën e monitorimit të lagunave, pjesëmarrëse në projektet Intereg me Italinë si dhe në projekte të monitorimit të gjendjes eutrofike të lagunave dhe liqeneve. Aktualisht është koordinatore e projektit në fushën e gjenetikes së mutacioneve të induktuara dhe rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike.[2]

Arjana së bashku me Akademik Mentor Përmeti (Instituti i Kërkimeve Biologjike, Akademia e Shkencave) janë krijues të një kultivari të ri të grurit Ni_792, i përftuar nga metagjeneza kimike dhe i regjistruar në Katalogun Kombëtar të Varieteteve të rinj në bazë të Vendimit të Komisionit Shtetëror për certifikimin e varieteteve (1996). Në dhjetor 2011 kultivari i ri i grurit Ni_792, u regjistrua në Katalogun Ndërkombëtar të Kultivarëve të rinj të trajtuar me metagjenë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Vienë, Austri.

Arjana është anëtare e Institutit Alb-Shkenca dhe ka marrë pjesë aktivisht në të gjitha Takimet shkencore, duke drejtuar edhe seancat shkencore Biologji-Kimi. Prej 18 vitesh Arjana Ylli është lektore dhe titullare e disa lëndëve në universitete të ndryshme dhe prej 2009 është lektore në shkollën e doktoratës së Degës së Bioteknologjisë, si dhe udhëheqëse shkencore e doktoratave dhe diplomave.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Prof.Asoc.Dr. Arjana Ylli". Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Marrë më 2024-11-06.
  2. ^ https://www.researchgate.net/profile/Ariana-Ylli
  3. ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 67, ISBN 9789951518208