Arkitektura e Malit të Zi
Arkitektura e Malit të Zi është përzierje e shumë ndikimeve, nga romake dhe venedikase e deri në otomane dhe të kohëve moderne.
Karakteristikat
RedaktoMali i Zi ka një numër të madh vendndodhjesh të rëndësishme kulturore dhe historike, përfshirë vendet e trashëgimisë nga periudha para- Romaneske, Gotike dhe e Barokut .
Rajoni bregdetar malazez është veçanërisht i njohur për monumentet e tij fetare, përfshirë Katedralen e Shën Trifonit, [1] bazilikën e Shën Lukës (mbi 800 vjet), Zoja e Shkëmbit (Škrpjela), Manastiri Savina, Manastiri i Cetinjës dhe të tjerë.
Kjo zonë, nganjëherë e quajtur Mali i Zi venecian, është plot me arkitekturë venedikase, kryesisht në Cattaro (Kotor) dhe Perasto (Perast): qyteti antik i Cattaro është renditur në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO -s.
Ndikimi bizantin në arkitekturë dhe në vepra arti fetare është veçanërisht i dukshëm në brendësinë e shtetit.
Pjesa më e madhe e arkitekturës së Malit të Zi është Bizantine, Latine ose Venedikase (Gotike, Romaneske, Barok) dhe Osmane.
Arkitektura e "Storica Cattaro" (veneziane për "Stari Kotor")
RedaktoKatër shekuj të sundimit venedikas i kanë dhënë qytetit arkitekturën tipike venedikase, që kontribuoi për ta bërë Kotorin një vend të trashëgimisë botërore të UNESCO-s . [2]
Sistemi venedikas i fortifikimit të Kotorrit (që venedikasit e quanin "Cattaro"), i cili e mbron atë nga deti, është në të vërtetë një mur 4.5 km i gjatë, 20 m i lartë dhe 15 m i gjerë dhe ruhet si një nga vlerat historike në botë nga UNESCO.
Muret u ndërtuan dhe u rindërtuan deri në shekullin e 18-të. Porta më e vjetër e qytetit të Cattaro, nga tre ekzistuesit në qytet, është porta "Jug" e cila u ndërtua pjesërisht në shekullin e 9-të. Portat "Veriu" dhe "Kryesore" u ndërtuan në stilin e Rilindjes deri në gjysmën e parë të shekullit të 16-të. Monumenti më përfaqësues i arkitekturës Romake në Adriatik është Katedralja e Shën Trifonit, e ndërtuar në vitin 1166 dhe e ngritur mbi mbetjet e tempullit të dikurshëm nga shekulli IX. Aty janë mbetjet e afreskeve nga shekulli XIV dhe thesari i vlefshëm me vepra të arta vendase dhe veneciane që datojnë nga shekulli XIV deri në XX.
Përveç Katedrales, në zemër të qytetit të vjetër, ka shembuj të mrekullueshëm të arkitekturës sakrale me origjinë nga shekulli i 12-të deri në 20-të:
- Kisha Romake e Shën Lukasit është ndërtuar në vitin 1195, ndërsa kisha romake Shën Ana daton nga fundi i shekullit të 12-të dhe ka afreske që datojnë nga shekulli i 15-të.
- Kisha Romanike e Shën Mërisë daton nga viti 1221. Kisha përmban mbetjet e një pikture monumentale, si dhe një pagëzimi të hershëm të krishterë.
- Kisha gotike e Shën Mihovil u ndërtua në mbetjet e manastirit të Benediktit nga shekulli i VII me afreske që datojnë nga shekulli i 15-të.
- Kisha e Shën Klarës daton nga shekulli XIV me altarin e mermertë, vepër e Francesco Cabianca, nga shekulli i 18-të.
- Kisha e Zonjës së Shëndetit ka origjinën nga shekulli i 15-të.
- Kisha Ortodokse e Shën Nikollës u ndërtua nga fillimi i shekullit 20 me një koleksion të vlefshëm ikonash.
Shënime
Redakto- ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 2011-09-04. Marrë më 2011-07-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Natural and Culturo-Historical Region of Kotor" (në anglisht). Unesco World Heritage Convention. Marrë më 2010-12-08.