Arti gotik është një periudhë artistike e cila zgjati rreth katërqind vjet, se pari ka filluar të zhvillohet në Francën veriore, në gjysmën e dytë të shekullit XII, ndërsa në shekujt XIII, XIV dhe XV ka dominuar në ndertimtarinë e Europës Qendrore. Fjala Gotike (arte gotica), rrjedh nga Xhorxhe Vazari i cili mendonte se ky stil ka të bëjë me popujt barbar, edhe pse me gotët ky stil nuk kishte asgjë të përbashkët.

Katedralja Notre-Dame në Reims një shembull i shquar i Francës gotike

Termi Gotik për herë të parë është përdorur në kohën e rënesances (rilindjës), në mënyre që përmes kësaj të shënojnë artin të cilin e kanë menduar si të nëncmuar. Arti gotik paraqitet në krahinën franceze Île-de-France, rreth vitit 1250. Pjekurinë e vetë të vertetë e ka arritur në shek. XIII derisa në shek. XIV eshte zgjeruar ne tërë territorin e Europes. Në kohën e Luigjit IX të Shenjtit te Francës është realizuar pushteti kishtar dhe shënjtor unik, me qrast ka kontribuar ne forcimin material të kishës. Kisha ka financuar ndërtimin e katedraleve të shtrenjta dhe shumë të mëdha.

Megjithatë, edhe pushteti kishtar kishte tentuar që përmes këtij ndërtimi, ta theksojë fuqinë e vet, kështu që vie deri te garat si dukuri e veqant ne mes të qyteteve evropiane. Sot gati qdo qytet i madh në Europe, ne berthamen e vet ka katedrale gotike. Pra stili gotik u shpreh në mënyre shumë të plote dhe shumë të përshtatshme në ndërtimin e kishave, katedraleve, kështjellave dhe godinave të tjera publike. Vijat e gjata dhe vertikale janë simbol i njeriut të atëhershem, i cili mendonte se madhështia dhe përsosmeria ndodhen në lartesi. Prandaj sa më larg të ngritet aq më afër do t`i jetë perëndisë.

Arti gotik është ilustruar së pari nga arkitektura gotike por gjithashtu edhe nga skulptura gotike, pikturimi gotik, vitrazhi dhe ndriçimi gotik.[1]

ArkitekturaRedakto

Karakteristikat themelore te stilit te ri ne arkitekture u vune re ne tempullin e Shen-Denisit te ndertuar afer Parisit ne vitin 1132. Ne kete ndertese vihet re gjithe sistemi gotik i mbeshtetjes dhe harku i thyer. Shen Denisi u be mondel i tempujve te ardhshem gotik dhe shpejt u imitua. Arkitektet e gotikes u mbeshteten ne brendine e vjeter bazilikale dhe qellimisht theksuan linjat e drejta (vertikalizmin) duke krijuar pershtypjen e nje brendie te ndryshme joreale.

Per arritjen e mbresave te reja ata perdoren te gjitha mundesite e njohura teknike te ndertimit. Duke kryqezuar brinjet e harkut zgjidhen problemin e qemerit.

Qemeri keshtu vazhdimisht lartesohej dhe brinjet e veta mbeshteteshin mbi kater ose me shume pika. Keshtu qellimisht brendia e tempullit u zhvillua ne lartesi Harku i thyer u be shenja dalluese dhe tipari kryesor i stilit gotik njekohesisht element zbukurimi.

Meqenese ndertesa u lartesua shume ne krahasim me baziliken romanike arkitektet gotik menduan nje sistem mbeshtetes per te siguruar qendrueshmerine . Konstruktuan muret mbeshtetese te cilat ripersosen me tej me kalimin e kohes per te arritur brendi me hapsira sa me te medha dhe te larta . Sidomos dritaret u zmadhuan dhe u mbyllen lart me harkun e thyer.

SkulpturaRedakto

Skulptura e gotikes evropiane ishte ne shërbim te arkitekturës, me ç'rast skulptori gjeti hapësire te lire e ka shendrruar ne dekor te objektit.

Veprat mё tё njohura nё France gjenden nё katedralet ne: Shartër, Paris, Amijen dhe Burzhe.

Rendesi te medha fitojn skulpturat e varrezave.

Ishte zakon qe me maskat e hequra nga fytyra e tё vdekurit, tё modeloheshin fytyrat e tё ndjereve.

Skulptori me i njohur me prejardhje Holandeze ne France ishte Klaus Sluteri.

PikturimiRedakto

Piktura si kunder skulptura i braktisi parimet e krijimeve romanike dhe filloi te shfaqte sendet rreth e rrotull sipas natyres modeleve reale qe ofronte natyra. Vija lineare e theksuar gjeti sidomos zbatim nё pikturen e "vitrazhit" tek dritaret qelqorё tё katedraleve gotikё. Ku piktoret i realizonin perfytyrimet e tyrё nё planё te sheshta pa relievin e dhene mё ane tё drites dhe hijes

Piktoret gotike pervec piktures se vetrazhit perdoren dhe pikturimen mbi pllaka derrase me shume se pikturen e murit. Mbi to u vu re perpjekja e artisteve. Sidomos ne pikteren e portretit ta shfaqnin njeriun sa me sakte dhe me besnikeri sipas natyres.

Tashme ne keto piktura ngjyra kapercente kujdesin per linjen gjithnje ne sherbim te formes. Ne pikture u zbatuan te njejtat parime qe kishte zhvilluar edhe skulptura gotike.

ReferimeRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto

  Commons: Gothic art – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale