Arkitektura sikiste

Arkitektura e besimit Sikist

Me termin arkitektura Sikiste nënkuptohet një shprehje e veçantë arkitekturore e karakterizuar nga kompleksiteti delikat, bukuria e matur dhe linjat lakore. Falë mungesës së ngurtësisë konsiderohet akoma në transformim të plotë, duke zhvilluar degë të reja edhe sipas mënyrave moderne. Megjithëse arkitektura Sikhe u zhvillua fillimisht paralelisht me Sikizmin, stili arkitekturor i saj në vazhdim u mishërua edhe në shumë ndërtesa me karakter jo fetar. Arkitektura Sikiste filloi të zhvillohej rreth shekullit të XVIII me pranëvendosjen e linjave të drejta dhe lakore të spërdredhura: shembujt e parë të Gurdvarave qenë Takht Sri Keshgarh Sahibi i Anandpur Sahibit dhe Tempulli i Artë (ose Harmandir Sahibi) i Amritsarit. Shembuj të mëtejshëm të kësaj arkitekture mund të hasen në Indi, Pakistan, Afganistan, Bangladesh, Arabi Saudite, Irak dhe Turqi: bëhet fjalë për vende përkujtuese të vizitave ose kalimeve të guruve sikhë. Shembuj modern të arkitekturës Sikhe mund të gjenden edhe në Amerië, Australi, Britani dhe – në masë më të vogël – edhe në pjesë të tjera të Evropës dhe Azisë.

Gurdvara e Baba Atalit ne Amritsar të Indise

Gurdvara

Redakto
 
Gurdwara Panja Sahib, Hasan Abdal, Pakistan

Një gurdvarë (në gjuhën panxhabi: ਗੁਰਦੁਆਰਾ, Gurduārā ose ਗੁਰਦਵਾਰਾ, gurdvārā; që do të thotë 'dera për te Guruja') është vendi i adhurimit të Sikizmit;[1] megjithatë, në gurdvarat sikiste janë të mirëpritur njerëz nga të gjitha besimet si dhe ata që nuk ushtrojnë ndonjë të tillë.[2] Gurdvara ka një Darbar Sahib ku është vendosur Guruja e tanishëm dhe i përhershëm i sikëve, shkrimi i shenjtë Guru Granth Sahibi mbi një Takhat (një fron i ngritur) në një pozicion të shquar qendror. Raagit (që këndojnë Raga) recitojnë, këndojnë dhe shpjegojnë, vargje nga Guru Granth Sahibi, në praninë e mbledhjes së shenjtë. Të gjitha gurdvarat kanë sallë Langar, ku njerëzit mund të hanë ushqim vegjetarian falas.[3] Një gurdarë mund të ketë gjithashtu edhe një bibliotekë, çerdhe dhe dhomë mësimi.[4] Gurdvara mund të identifikohet nga largësia nda shtizat e flamurëve të larta që mbajnë Nishan Sahibin, flamurin Sikh. Gurdvara më e njohur është Harmandir Sahibi (në mënyrë popullore i njohur si Tempulli i Artë) në Amritsar, Punjab të Indisë.

Historia

Redakto
 
Shri Hazoor Sahibi, një gurdvarë në Nanded, Indi

Gurdvara e parë u ndërtua në Kartarpur, në brigjet e lumit Ravi në rajonin e Punjabit në Pakistanin e sotëm nga guruja e parë sikhist, Guru Nanak Devi në vitin 1521. Ai tani qëndron në distriktin Narowal Panxhabit perëndimor të Pakistanit. Qendrat e adhurimit u ndërtuan si një vend ku sikët mund të mblidheshin për të dëgjuar gurunë të jepte mësime shpirtërore dhe të këndoi hymne fetare në adhurim të Wahegurusë. Pasi popullsia sikiste vazhdoi të rritej, Guru Hargobindi, guruja e gjashtë sikist, futi fjalën gurdvara. Etimologjia e termit 'gurdvara' rrjedh nga fjalët 'gur (ਗੁਰ)' (një referencë ndaj guruve Sikhë) dhe 'dvara (ਦੁਆਰਾ)' (porta në Gurmukhi), që së bashku duan të thonë 'porta nëpër të cilën mund të arrihet guruja'.[1] Pas kësaj të gjitha vendet e adhurimit Sikhë filluan të njihen si gurdvara. Disa nga faltoret më të shquara Sikhe të vendosura nga gurutë Sikhë janë:

  • Nankana Sahibi, i vendosur në vitet 1490 nga guruja i parë Sikh, Guru Nanak Devi, në Punjab të Pakistanit.
  • Sultanpur Lodhi, i vnedosur në vitin 1499 u bë qendra Sikhe gjatë kohës së Guru Nanak Devit në distriktin Kapurthala të Punjabit të Indisë.
  • Kartarpur Sahibi, i vendosur në vitin 1521 nga gurja i parë Sikh, Guru Nanak Devi, pranë lumit Ravi, në Narowal të Punjabit pakistanez.
  • Khadur Sahibi, i vendosur në vitin 1539 guruja i dytë Sikh, Guru Angad Devi, pranë lumit Beas, në distriktin Amritsar të Punjabit indian.
  • Goindwal Sahibi, i vendosur në vitin 1552 nga guruja i tretë Sikh, Guru Amar Dasi, pranë lumit Beas, distrikti Amritsar i Punjabit indian.
  • Sri Amritsari, i vendosur në vitin 1577 nga guruja i katërt Sikh, Guru Ram Dasi, në distriktin Amritsar, Punjabi indian.
  • Tarn Taran Sahibi, i vendosur në vitin 1590 nga guruja i pestë Sikh, Guru Arjan Devi, distrikti Tarn Taran Sahib, Punjabi indian.
  • Kartarpur Sahibi, i vendosur në vitin 1594 nga guruja i pestë Sikh, Guru Arjan Devi, pranë lumit Beas, në distriktin Jalandhar, Punjabi indian.
  • Sri Hargobindpuri, i vendosur nga guruja i pestë Sikh, Guru Arjan Devi, pranë lumit Beas, distrikti Gurdaspur, Punjabi indian.
  • Kiratpur Sahibi, i vendosur në vitin 1627 nga guruja i gjashtë Sikh, Guru Hargobindi, pranë lumit Sutlej, distrikti Ropar, Punjabi indian.
  • Anandpur Sahibi, i vendosur në vitin 1665 nga guruja i gjashtë Sikh, Guru Tegh Bahaduri, pranë lumit Sutlej, Punjabi indian.
  • Paonta Sahibi, i vendosur në vitin 1685 nga guruja i dhjetë Sikh, Guru Gobind Singhu, pranë lumit Yamuna, në shtetin indian të Himachal Pradeshit.

Nga fillimi i shekullit të XX, një numër gurdvarash Sikhe në Indinë Britanike ishin nën kontrollin e Udasi mahantëve (klerikë).[5] Lëvizja Reformuese e Gurdvarave e viteve 1920 rezultoi në Komitetin Shiromani Gurdwara Parbandhak që mori kontrollin e këtyre gurdvarave.[6]

 
Harmandir Sahibi, një gurdarë Sikhe në Amritsar të Indisë

Përshkrimi

Redakto

Jo çdo vend ku është vendosur Guru Granth Sahibi dhe trajtohet me respektin e duhur sipas Sikh Rehat Maryadas (kodi Sikh i sjelljeve dhe zakoneve) mund të konsiderohet si një 'gurdvarë'. Funksionet kryesore që zhvillohen në gjithë gurdvarat kryesore në mënyrë të përditshme përfshijnë:

  • Shabad Kirtanin: që është këndimi i hymneve nga Granth Sahibi, më vetëm Shabadet nga Guru Granth Sahibi, Dasam Granthi dhe kompozime të Bhai Gurdasi dhe Bhai Nand Lali, mund të kryhen brenda një gurdware. Është e papërshtatshme të këndosh hymne të melodive ritmike popullore ose melodi të tjera.
  • Paathi: që është predikimi fetar dhe leximi i Gurbanit nga Guru Granth Sahibi, me shpjegimin e tyre. Këtu ka përgjithësisht dy tipe Paathesh: Akhand Paathi dhe Sadharan Paathi.
  • Sangati dhe Pangati: ofrimi i një gatimi falas për komunitetin si një langar[1] për të gjithë vizitorët, pavarësisht besimit, rajonit, kulturës, rracës, kastës ose klasës që bën pjesë.

Bashkë me këto funksione, gurdvarat përreth botës shërbejnë si qendra të komunitetit Sikh në shumë mënyra të tjera duke përfshirë funksionimin si biblioteka të literaturës Sikhe dhe shkolla për të mësua fëmijët Gurmukhi, bujtja e shkrimeve Sikhe dhe organizimi i veprimtarive bamirëse në një bashkësi më të gjerë nga sikhët. Në gurdwara nuk ka imazhe, statuja ose piktura fetare. Veçoria thelbësore e një gurdware është prania e librit të shenjtë dhe guruja i përjetshëm Sikh, Granth Sahibi.[7] Sikhët kanë respekt të lartë për mësimet dhe urdhëresat e pranishme te Granth Sahibi. Një gurdwara ka një sallë kryesore darbar, një kuzhinë falas për komunitetin e quajtur langar,[1] dhe disa shërbime të tjera. Një gurdwara identifikohet nga shtizat e larta që mbjanë Nishan Sahibin, flamurin Sikh. Shumë prej gurdvarave historike të lidhura me jetët e guruve Sikhë kanë një sarovar (pellg ekologjik) të pranishëm për larje. Ceremonia e martesës Sikhe, e quajtur Anand Karaj kryhet brenda një gurdvare. Sikhët kryejnë gjithashtu disa prej riteve të tyre të ceremonive mortore (Antam Sanskar) brenda gurdarës. Është gjithashtu pika qendrore e festave të rëndësishme Sikhe, me përjashtim të Nagar Kirtanit, që është një këndim procesional Sikh i hymneve të shenjta nga gjithë komuniteti. Këto procesione fillojnë dhe përmbyllen në një gurdvarë.[8]

Arkitetkura e Gurdvarës

Redakto
 
Guru Nanak Gurdwara Smethwick Sandwell, West Midlands, një nga gurdvarat e para dhe më të mëdha në Britani.

Ndryshe nga vendet e adhurimit në disa sisteme të tjera fetare, ndërtesat e gurdvarave nuk kanë për të ndjekur ndonjë set dizajnesh arkitekturorë. Kërkesat e vetme të kërkuara janë: vendosja e Granth Sahibit, nën një tendë ose në një fron me tendë, zakonisht një platformë më e lartë se dyshemeja mbi të cilën rrinë besimtarët dhe një flamur i lartë i varur në krye të ndërtesës. Më vonë, gjithmonë e më shumë gurdwara (veçanërisht brenda Indisë) kanë imituar pak a shumë modelin e Harmandir Sahibit, një sinteze e Arkitekturës Indo-Persiane dhe asaj Sikhe. Shumica e tyre kanë salla katrore, qëndrojnë mbi një plintë më të lartë, kanë hyrje në të katër krahët kanë shenjtërore me kube katrore ose tetëkëndore zakonisht në mes. Gjatë dekadave të fundit, për të plotësuar kërkesat e grumbullimeve më të mëdha, salla grumbullim më të mëdha me të ajrosura më mirë, me shenjtëroren në fund kanë filluar të bëhen një stil i përgjithshëm. Vendndodhja e shenjtëores, më së shumti është në një vend që lejon një hapësirë për cirkumambulacion (ecje rituale rreth shenjtërores). Ndonjëherë, për të rritur hapësirën, në skajin e sallës ndërtohen veranda. Një model popullor për kubenë është zambaku i hullizuar, i kurorëzuar nga një majëz zbukuruese. Ballore me harqe, kioska dhe kubeza përdoren për dekorimet e jashtme.

Darbar Sahibi

Redakto

Darbar Sahibi i referohet sallës kryesore brenda një gurdvare Sikhe. Kjo sallë ku qëndron shkrimi i shenjtë, Guru Granth Sahibi (udhërrëfyesi i tanishëm dhei përjetshëm i sikhëve), i vendosur mbi një takhat ose fron në një pozicion të shquar qendror.

 
Pamje e Darbar Sahibit ose sallës së lutjeve që paraqet bujtësen Palki të Guru Granth Sahibit

Adhurimi në Darbar Sahib merr udhë në sallën e Divanit ose sallën e lutjeve. Në sallën e divanit, gjenden njerëz duke u kënduar hymne adhurimi nga Granth Sahibi. Guru Granth Sahibi është udhëzuesi më i lartë shpirtëror Sikh dhe trajtohet sikur të ishte një guru i gjallë. Njerëzit që vizitojnë Gurdarën ulen në dysheme shpesh me këmbë të kryqëzuara, sikur ti drejtojnë këmbët e tyre drejt një objekti ose personi, në këtë rast Guru Granth Sahibi, mund të ngatërrohet ose si mos respektim sipas normave kulturore. Është gjithasthu e zakonshme dhe posturë opsionale për meditim të thellë. Për më tepër, të ulesh në dysheme shihet si një simbol i barazisë midis të gjithë njerëzve. Në vend të qëndrimit në këmbë, në karrike çdokush ulet në dysheme në mënyrë që askush të mos jetë më lartë se të tjerët. Tradicionalisht, gratë dhe fëmijët si dhe burrat ulen në krahë të ndryshëm të sallës së divanit. Megjithatë, të ulesh në një model të përzier përballë Guru Granth Sahibit nuk është e ndaluar. Guru Granth Sahib vendoset mbi jastëkë, që kanë 'coha të bukura' të vendosura sipër tyre, që janë mbi një platformë të ngritur që ka një tendë. Cohat, e quajtura Romalla, mbulojnë Guru Granth Sahibin kur ai nuk është duke u lexuar. Ky ndodhet përballë sallës së divanit, ku gjendet gjithashtu një tjetër platformë e ngritur ku ulen dhe luajnë instrumentet e tyre muzikantët (të quajtur Ragi) ndërsa kongregacioni këndon hymne. Muzika është një pjesë e rëndësishme e adhurimit Sikh pasi ajo ndihmon kur njerëzit janë duke kënduar hymne që janë të shkruar te Guru Granth Sahibi. Hymnet që janë shkruar te Guru Granth Sahibi quhen Gurbani, që do të thotë: fjalët e gurusë.

Harmandir Sahibi

Redakto
 
Harmandir Sahibi (Banesa e Zotit), i njohur si Tempulli i Artë[9][10]

Sri Harmandir Sahibi (Banesa e Zotit) (në gjuhën panxhabe: ਹਰਿਮੰਦਰ ਸਾਹਿਬ), i quajtur edhe Sri Darbar Sahibi (në gjuhën panxhabe: ਦਰਬਾਰ ਸਾਹਿਬ, dəɾbɑɾ sɑhɪb)[9][11] dhe në mënyrë informale i konsideruar si "Tempulli i Artë",[9] është Gurdvara më e shenjtë e Sikizmit, e vendosur në qytetin e Amritsarit, në Punxhabin indian. Amritsari (fjalë për fjalë do të thotë depozita e nektarit të përjetësisë) u themeluan në vitin 1577 nga guruja i katërt Sikh, Guru Ram Dasi.[12] Guruja i pestë Sikh, Guru Arjani, e projektoi Harmandir Sahibin për tu ndërtuan në qendër të depozitës së shenjtë dhe deri në ndërtimin e tij, vendosi Adi Granthin, shkrimin e shenjtë Sikhist, brenda Harmandir Sahibit.[9] Kompleksi i Harmandir Sahibit është gjithashtu shtëpia e Akal Takhtit (froni i të pakohut), i ndërtuar nga guruja i gjashtë, Guru Hargobindi. Ndërsa Harmandir Sahibi vlerësohet si shtëpia e atributit shpirtëror të Zotit, Akal Takhti është vendi i autoritetit tokësor të Zotit.[13] Ndërtimi i Harmandir Sahibit ishte planifikuar në një vend adhurimi për burrat dhe gratë nga të gjitha prejardhjet jetësore dhe shoqërore, madje edhe besimtarë të feve të tjera do ishin të mirëpritur dhe të adhuronin në mënyrë të njëllojtë Zotin.[9][14] Në këtë mënyrë, si një gjest i kësaj përbotshmërie jo sektare të Sikhizmit, Guru Arjani ftoi në mënyrë të veçantë shenjtin mysliman sufi, Sai Mian Mirin të vendoste gurin e themelit të Harmandir Sahibit.[15] Katër hyrjet (që përfaqësojnë katër drejtimet) për tu futur në Harmandir Sahib simbolizojnë gjithashtu hapjen e sikhëve drejt gjithë njerëzve dhe besimeve.[16] Mbi 100,000 njerëz vizitojnë faltoren e shenjtë çdo ditë për adhurim dhe gjithashtu për të marrë pjesë bashkarisht në vaktin dhe kuzhinën bashkësore falas (Langari) pavarsisht dallimeve, një traditë që është veçoria dalluese e të gjitha Gurdwarave Sikhe.[17] Gurdvara e tanishme u rindërtuan në vitin 1764 nga Jassa Singh Ahluwalia me ndihmën e mislive të tjerë Sikhë. Në fillim të shekullit të XIX, Maharaxha Ranjit Singhu e siguroi rajonin e Punjabit nga sulmi i jashtëm dhe e mbuloi katin e sipërm të gurdwarës me ar, që i jep asaj pamjen e veçantë dhe emrin e saj popullor.[18]

 
Hyrja e Tempullit të Artë në vitin 1947
Historia
Redakto

Harmandir Sahib do të thotë Tempulli i Zotit. Guru Amar Dasi urdhëroi Guru Ram Dasin të krijonte një depozitë nektari si një vend adhurimi për besimin Sikh. Guru Ram Dasi udhëzoi të gjithë sikhët ti bashkoheshin punimeve, nën mbikqyrjen e Bhai Budhas dhe të angazhoi punëtorë për ti ndihmuar ata. Ati tha se depozita e nektarit duhet të jetë shtëpia e Zotit çdokush mund që lahej në të duhet të siguronte të gjitha përparësit shpirtërore dhe mondane. Gjatë përparimit të punimeve, kasollja në të cilën qëndronte vetë guruja i parë u zgjerua si rezidenca e tij; tani njihet si mahali ose pallati i gurusë.[19] Në vitin 1578 Guru Ram Dasi gërmoi një depozitë, që në vazhdim u bë e njohur si Amritsari (pellgu i Nektarit të Përjetësisë),[20] duke i dhënë emrin e tij qytetit që u zhvillua përreth tij. Përgjatë kohës, Harmandir Sahibi,[21] u ndërtua në me të kësaj depozite dhe u bë qendra kryesore e Sikhizmit. Shenjtërorja e tij u bë për të bujtur Adi Granthin, që përfshin kompozime të guruve Sikhë dhe shenjtëve të tjerë të konsideruar se kishin vlera dhe parime të Sikhizmit, si psh.: Baba Faridi dhe Kabiri. Hartimi i Adi Granthit u fillua nga guruja i pestë i Sikhizmit, Guru Arjani.

Ndërtimi
Redakto
 
Harmandir Sahibi natën

Guru Arjani konceptoi idenë e krijimit të një vendi qendror të adhurimit për sikhët dhe dizenjoi arkitekturën e Harmandir Sahibit. Planet më të hershme për të gërmuar depozitën e shenjtë (Amritsari ose Amrit Sarovari) u shënua nga Guru Amar Dasi, guruja i tretë Sikh, por u zbatua nga Guru Ram Dasi nën mbikqyrjen e Baba Budhas. Toka për vendin e ndërtimit u sigurua nga Guru Sahibët e mëparshëm me pagesë ose falas nga Zamindarët (pronarët e tokave) të fshatrave vendore. Plani për të ndërtuar një vendbanim qytetar ishte gjithashtu i bërë dhe puna për ndërtimin e Sarovarit (depozita) dhe qytezës nisi njëkohësisht në vitin 1570. Punimet në të dy projektet u përfundua në vitin 1577.

 
Maharaxha Ranjit Singhu duke dëgjuar Guru Granth Sahibin pranë Harmindir Sahibit

Në dhjetor të vitit 1588, Guru Arjani nisi ndërtimin e gurdvarës dhe guri i themelit u vendos nga Hazret Mian Miri më 28 dhjetor 1588.[22][23][24][24][25][26] Gurdvara u përfundua në vitin 1604. Guru Arjani vendosi Guru Granth Sahibin në të dhe caktoi Baba Buddhan si granthin (lexuesin) e parë të tij në gusht të vitit 1604. Në mes të shekullit të XVIII ai u sulmua nga afganët, nga një nga gjeneralët e Ahmed Shah Abdalit, Jahan Khani dhe u desh të rindërtohej thelbësisht në vitet 1760. Megjithatë, në përgjigje të kësaj një ushtri Sikhe u dërgua për të ndjekur forcën afgane. Forcat u takuan pesë milje jashtë Amritsarit ku ushtria e Jahan Khanit u shkatërrua.[27]

Panoramë e Tempullit të Artë, pamja 1
Panoramë e Tempullit të Artë, pamja 2
Veçoritë arkitekturore
Redakto
 
Tavani i Harminder Sahibit, i bërë me flori dhe gurë të çmuar

Disa nga veçoritë arkitekturore të Harmandir Sahibit ishin krijuar si simbole të botëkuptimit Sikh.[28] Në vend të zakonit normal të ndërtimit të një gurdvare mbi një vend të lartë, ai u ndërtua në një nivel më të ulët se terreni rrethues në këtë mënyrë besimtarët duhet të zbresin nëpërmjet shkallëve për tu futur në të.[28] Për më tepër, në vend të një hyrjeje, Sri Harmandir Sahibi ka katër hyrje.[28] Gurdvara është e rrethuar nga Sarovari, një liqen i madh ose depozitë e shenjtë, që konsiston në Amrit ("uji i shenjtë" ose "nektari i përjetshëm") dhe furnizohet nga lumi Ravi. Për në gurdvara ka katër hyrje, që simbolizojnë rëndësinë e pranimit dhe hapjes. Në kompleks ndodhen tre pemë të shenjta (berë), secila duke simbolizuar një ngjarje historike ose një shenjt Sikh. Brenda gurdvarës ka shumë pllaka përkujtimore që përkujtojnë ngjarje të shkuara historike Sikhe, shenjtë dhe dëshmorë, duke përfshirë mbishkrime përkujtuese të të gjithë ushtarëve Sikhë të vdekur duke luftuar në Luftën e I dhe të II Botërore.

 
Harku Darshani Deorhi, hyrja në kompleksin Harmandir Sahib

Shumë nga prarimi dekorues i tanishëm dhe punimet mermerore datojnë nga fillimi i shekullit të XIX. I gjithë punimi në arë dhe mermer u zhvilluan nën patronazhin e Hukam Singh Chimnit dhe perandorit Ranjit Singh, Maharaxhai i perandorisë Sikhe të Panxhabit. Harku Darshani Deorhi qëndron në fillim të kalldrëmit për te Harmandir Sahibi; ai është 6.2 m i lartë dhe 6 m i gjerë. Veshja me arë e Harmandir Sahibit u fillua nga Ranjit Singhu dhe u përfundua në vitin 1830. Maharaxhai Ranjit Singh ishte një dhurues i rëndësishëm për faltoren. Kompleksi i Harmandir Sahibit përfshin gjithashtu edhe Akal Takhtin (froni i të pakohëshmit), i ndërtuar nga guruja i gjashtë Sikh, Guru Hargobindi si një autoritet për administrimin e drejtësisë dhe konsiderim i çështjeve tokësore. Brenda kompleksit, Akal Takhti përbën një kundërpikë me faltoren e shenjtë, në atë që Harmandir Sahibi është banesa e atributit shpirtëror të Zotit dhe Akal Takhti është selia e autoritetit tokësor të Zotit.[13]

Zakonet

Redakto
 
Gurudvara Paonta Sahibi, pamje e brendshme e një gurdware tipike

Shumë gurdvara janë dizajnuar për uljen e burrave në një krahë dhe grave në tjetrin, megjithëse dizajnet varjojnë dhe ndarja e ndenjëseve nuk është e detyrueshme. Ata përgjithësisht ulen së bashku por në krahë të shkëputur të sallës, të dy në largësi të njëllojtë nga Guru Granth Sahibi, si shenjë barazie. Besimtarëve u ofrohet Karah Parshad (pluhur i ëmbël dhe ushqim me ghije të ofruar si prashad) në sallë, që zakonisht jepet në duar të mbledhura nga një sewadar (vullnetar i gurdvarës). Në dhomën e langarit, ushqimi gatuhet dhe shërbehet në komunitet nga vullnetarët. Në sallën e langarit shërbehet vetëm ushqim vegjetarian, për tiu përshtatur vizitorëve nga sfonde të ndryshme traditash në mënyrë që asnjë të mos mbetet i ofenduar. Të gjithë njerëzit i përkasin besimeve të ndryshme ulen së bashku për të ndarë një vakt të përbashkët, pavarësisht ndonjë kufizimi dietor. Filozofia kryesore mbrapa Langarit është e dyfishtë: për të ofruar mësim për tu angazhuar në Seva dhe si një mundësi për ti shërbyer komunitetit nga të gjitha prej të gjitha prejardhjeve dhe të ndihmoi në heqjen e të gjitha dallimeve midis të pasurve dhe të varvërve ose shtresave të larta dhe të ulëtave.

Arkitektura Sikhe në Karnataka

Redakto
 
Planimetria e Kompleksit të Tempullit të Artë
 
Harmandir Sahibi në Amritsar, Indi

Gurdvara më e hershme sikiste në Karnataka është Gurdwara Nanak Jhira në Bidar. U ndërtua në Stilin e arkitekturës tradicionale Sikhe, në një vend të shenjtë në Bidar. Është quajtur gjithashtu Nanak Jhira, ku Jhira do të thotë ekziston një burim uji. Legjenda thotë se Guru Nanaku ndaloi aty gjatë rrugës së tij për në Sri Lanka në vitin 1512. Gjatë asaj periudhe, banorët e Bidarit po vuanin nga mungesa e ujit. Një burim uji të freskët doli nga kodra nëpërmjet fuqisë shpirtërore të Guru Nanakut. Një komitet zhvilloi punën për Gurudvara Nanak Jhira Sahibin me ndërtimin e tre kateve qendrore të përfunduar në vitin 1966, që përfshin burimin historik të Nanak Jhiras të hyjnizuar nga Guru Nanaku. Uji i burimit mblidhet në 'Amrit-Khud' (një depozitë), i ndërtuar në mermer të bardhë.[29] Ndodhet një muze Sikh, i ndërtuar në kujtim të Guru Tegh Bahadurit, që paraqet ngjarjet e rëndësishme të historisë Sikhe nëpërmjet pikturave dhe imazheve të tjera.[29] E ndërtuar në arkitekturën Sikiste, Gurdvara është një përzierje e gjallë e Arkitekturës Mogule dhe Raxhputiane. Kubetë në formë qepe, harqet shumë-fletësh, kolonat e çiftëzuara, punimet zbukuruese, afresket etj. janë të stilit Mogul, më veçanërisht të Periudhës së Shah Jahanit, ndërsa dritaret e ballkoneve, strehët e mbajtura nga kllapa, çhatrit, frizat e pasura zbukuruese etj., janë të elemente të marra nga Arkitektura Raxhputiane siç shihet në Jaipur, Jodhpur, Bikaner dhe vende të tjera në Raxhastan.[29] Përveç Gurudvarës së mësipërme në Bidar, Bangalorja ka gjithashtu Gurudvara të ndërtuara në shekullin e XX. Guru Nanaku, Guruja Sikh, ishte sikhu i parë që vizitoi Bengalurun. Gjatë rrugës së tij të kthimit nga Sri Lanka ai ndaloi në Bangalore. Kempegowda, ndërtuesi i Bangalores, e takoi atë dhe kërkoi bekimin e tij. Guru Nanaku jo vetëm e bekoi Kempegowdan por gjithashtu i tregoi atij edhe ta zhvilloi vendin.[30] Por u deshën shumë më tepër vite që të ndërtohej një gurudvarë sikiste në Bangalore. Tani në Bangalore ndodhen tre gurudvara. Gurudvara e parë sikhe dhe më e madhja në Bangalore pranë liqenit Ulsoor në rrugën Kensington, është një strukturë e bardhë elegante, që u hap më 13 prill 1946. Është rikonstruktuar së fundmi me dysheme mermeri.[31]

Galeri modelesh

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Bibliografia

Redakto
  • Pardeep Singh Arshi: Sikh Architecture in the Punjab; Intellectual Pub. House; 1986.
  • S. S. Bhatti (2013). Golden Temple: Marvel of Sikh Architecture. Dorrance Publishing. ISBN 978-1-4349-8964-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kerry Brown, red. (1999). Sikh Art and Literature. Routledge. ISBN 978-0-415-20289-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Percy Brown: Indian Architecture (Islamic Period); Fifth Edition, 1965, Bombej.
  • Percy Brown: Indian Architecture (Hindu and Buddhist Period); Fifth Edition, 1965, Bombej.
  • Rajwant Singh Chilana (2005). International Bibliography of Sikh Studies. Springer Netherlands. ISBN 978-1-4020-3043-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Fahlbusch, Erwin; Geoffrey William Bromiley (1999). The encyclopedia of Christianity (bot. ribotim). Leiden: Brill. ISBN 978-90-04-14596-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ram Gupta: Evolution of Sikh Confederacies (1708–1769); Volume 2.
  • Hew, McLeod (1997). Sikhism. New York: Penguin Books. ISBN 0-14-025260-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Dr. Madanjit Kaur: “The Golden Temple: Past and Present"; Dept. of Guru Nanak Studies, Guru Nanak Dev University Press, 1983
  • Max Arthur Macauliffe: The Sikh Religion; Volumi II, III; 1909.
  • Rajit K. Mazumder (2003). The Indian army and the making of Punjab. Orient Blackswan. ISBN 978-81-7824-059-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Darshan Singh: The Sikh art and architecture; Dept. of Guru Nanak Sikh Studies; Panjab University, 1987.
  • Mehar Singh: Sikh Shrines In India; Publications Division, Government of India, 1974, New Delhi.
  • H. S. Singha (2000). The encyclopedia of Sikhism. Hemkunt Press. ISBN 978-81-7010-301-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Parm Barkshish Singh, Devinder Kumar Verma: Golden Temple; Punjabi University, ISBN 978-81-7380-569-1.
  • Kavi Santokh Singh: "Gurprataap Sooraj Granth" Ras 2, Ansu 53: ਇਮਿ ਅਰਦਾਸ ਕਰੀ ਬ੍ਰਿਧ ਜਬੈ। ਸ਼੍ਰੀ ਅਰਜਨ ਕਰ ਪੰਕਜ ਤਬੈ ॥੧੩॥ ਗਹੀ ਈਂਟ ਤਹਿਂ ਕਰੀ ਟਿਕਾਵਨ। ਮੰਦਰ ਅਵਿਚਲ ਨੀਵ ਰਖਾਵਨ।.
  • Teja Singh & Ganda Singh: A Short History of the Sikhs; vol. 1.
  • Singh, Khushwant (1991). A history of the Sikhs: Vol. 1. 1469–1839. Oxford University Press. Marrë më 18 dhjetor 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Singh, Prithi Pal (2006). "3 Guru Amar Das". The History of Sikh Gurus. New Delhi: Lotus Press. ISBN 81-8382-075-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d "Historical Gurdwaras" Arkivuar 11 qershor 2010 tek Wayback Machine, Shiromani Gurdwara Parbandhak Committee, Amritsar, Punjab, India, www.SGPC.net, 2005.
  2. ^ "Sikhism". TalkTalk (në anglisht). Helicon Publishing. Marrë më 18 mars 2013.
  3. ^ "The Gurdwara". http://www.bbc.co.uk. BBC. Marrë më 18 mars 2013. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |work= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Gurdwara Requirements". http://www.worldgurudwaras.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2013. Marrë më 18 mars 2013. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |work= (Ndihmë!)
  5. ^ H. S. Singha (2000). The encyclopedia of Sikhism. Hemkunt Press. fq. 13. ISBN 978-81-7010-301-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Rajit K. Mazumder (2003). The Indian army and the making of Punjab. Orient Blackswan. fq. 213–8. ISBN 978-81-7824-059-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "BBC - Religions - Sikhism: The Gurdwara", BBC.co.uk, 2010.
  8. ^ "BBC - Religions - Sikhism: Weddings", BBC.co.uk, 2010.
  9. ^ a b c d e Kerr, Ian J. "Harimandar". Encyclopaedia of Sikhism. Punjabi University Patiala. Marrë më 21 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Sikhism Religion of the Sikh People te sikhs.org
  11. ^ Parm Barkshish Singh, Devinder Kumar Verma: Golden Temple; Punjabi University, ISBN 978-81-7380-569-1
  12. ^ "History, Harmandir Sahib, the Golden Temple, Amritsar" (në anglisht). Amritsar Portal. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2016. Marrë më 29 nëntor 2014.
  13. ^ a b S. S. Bhatti (2013). Golden Temple: Marvel of Sikh Architecture. Dorrance Publishing. fq. 24–. ISBN 978-1-4349-8964-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Sikhism Religion of the Sikh People, sikhs.org
  15. ^ S. S. Bhatti (2013). Golden Temple: Marvel of Sikh Architecture. Dorrance Publishing. fq. 12–. ISBN 978-1-4349-8964-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Fahlbusch, Erwin; Geoffrey William Bromiley (1999). The encyclopedia of Christianity (bot. Reprint). Leiden: Brill. ISBN 978-90-04-14596-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Soon, Golden Temple to use phone jammers. Over Two lakh people visit the holy shrine per day for worship. In festivals over six lakh to eight lakh visit the holy shrine". The Times Of India. 19 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2013. Marrë më 22 gusht 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Hew McLeod (1997). Sikhism. New York: Penguin Books. fq. 154–61. ISBN 0-14-025260-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Max Arthur Macauliffe: The Sikh Religion; Vol. II, 1909.
  20. ^ Golden Temple, Punjabi University, Parm Barkshish Singh, Devinder Kumar Verma ISBN 978-81-7380-569-1
  21. ^ Golden Temple, Punjabi University, Parm Barkshish Singh, Devinder Kumar Verma, ISBN 978-81-7380-569-1
  22. ^ Dr. Madanjit Kaur “The Golden Temple: Past and Present" Dept. of Guru Nanak Studies, Guru Nanak Dev University Press, 1983, fq. 11
  23. ^ Kavi Santokh Singh : "Gurprataap Sooraj Granth" Ras 2, Ansu 53: ਇਮਿ ਅਰਦਾਸ ਕਰੀ ਬ੍ਰਿਧ ਜਬੈ। ਸ਼੍ਰੀ ਅਰਜਨ ਕਰ ਪੰਕਜ ਤਬੈ ॥੧੩॥ ਗਹੀ ਈਂਟ ਤਹਿਂ ਕਰੀ ਟਿਕਾਵਨ। ਮੰਦਰ ਅਵਿਚਲ ਨੀਵ ਰਖਾਵਨ।, fq. 428
  24. ^ a b Gurdwara Sahib, Tapoban, në sitin tapoban.org
  25. ^ Teja Singh & Ganda Singh: A Short History of the Sikhs; vol. 1, fq. 28.
  26. ^ Max Arthur Macauliffe: The Sikh Religion; vol. 3, fq. 10
  27. ^ Ram Gupta: Evolution of Sikh Confederacies (1708–1769); Volume 2.
  28. ^ a b c Singh, Khushwant (1991). A history of the Sikhs: Vol. 1. 1469–1839. Oxford University Press. fq. 53. Marrë më 18 dhjetor 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ a b c "White Marble Monuments of India" (në anglisht). Marrë më 1 gusht 2014.
  30. ^ De, Aditi (2008). Multiple City:Writings On Bangalore. Penguin Books India, New Delhi. fq. 49–59. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  31. ^ "Hindu Places of Worship" (në anglisht). Marrë më 27 shtator 2009.