Arnold fon Harf
Arnold fon Harf (gjermanisht: Arnold von Harff; Bedburg, 1471 – Bedburg, janar 1505) ishte një udhëtar kalorës gjerman i shekulli 15, nga Kölni.[1]
Shënime biografike
RedaktoArnold Von Harff vazhdoi pelegrinazhin e tij në shumë vende, për të mbledhur informacione gjuhësore dhe kulturore. Ai gjatë udhëtimeve të tij (1496 - 1499) mblodhi shënime për disa gjuhë: Gjuhën bretone, kroate, turke, baske, hebraike, arabe, hungareze, siriane, armene, gjuhës amharike si dhe për gjuhën shqipe. Udhëpërshkruesi Arnold Von Harff rreth vitit 1499 kaloi nëpër pjesën veriore të Kosovës së sotme. Arnoldi ndër tjera në përshkrimet e tij përmend edhe qytetin e Mitrovicës.[2]
Fjalori i Arnold Von Harfit
RedaktoKalorësi gjerman Arnold Von Harf gjatë udhëtimit për në Palestinë, shkon në bregdetin shqiptar, ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit disa fjalë shqipe të cilat i duheshin për nevojat e tij gjatë udhëtimit. Ky fjalorth ka 26 fjalë,8 fraza e disa numëror,dhe pranë tyre edhe kuptimet në gjuhën gjermane.
boicke-bukë
vene-venë
oie-uj
mische-mish
jat-gjathë,djathë
foeije-ve
oitter-uthër,uthull,ufull
poylle-pulë
pyske-peshk
krup-krypë
myr-mirë
kyckge-keq
megarune-me ngrën
pijne-pim
taurene-tavernë,pijetore
geneyre-një nier
growa-grua
denarye-denari
sto-'shtu,po
jae-ja,jo
criste-krisht
dreck-dreq
kijrij-qiri
kale-kal
elbe-elb
fijet-fjetë
mirenstrasse-mirë ndesh të rasha
mireprama-mirëmbrama
meretzewen-mirë se vjen
ake ja kasse zet ve-a ké gjakafshë të ré
kess felgen gyo kafss-
do daple-do t'a blej
laff ne kamnijss- lajm nje kemish
ne kaffs-një kafsh
Shih edhe
RedaktoBurimi i të dhënave
Redakto- ^ La vile chez Arnold Von Harff", by Annie Faugère in La Ville: du réel à l'imaginaire : actes du colloque de Rouen, 8-10 novembre 1988, volume 162 of Publications de l'Université de Rouen, ISBN 2-87775-020-5
- ^ Shevki Sh. Voca, për amzën islamgjakova.net në art. MITROVICA NË UDHËPËRSHKRIMET E BRANISLAV NUSHIQIT[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]