Theodor Shkodrani (shek. 12–13) pretendohej se ka qenë një klerik dhe autor arbër,[1] emri i të cilit u bë i bujshëm më 2002 kur studiuesi Musa Ahmeti përcolli në media se më 1998 kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dorëshkrim të këtij autori me datë 1210.[2] Studimi edhe pse nuk u botua asnjëherë, deri vonë u përcoll dhe u përçua si i mirëqenë nga autoritete si Enciklopedia Britanike, por u korrigjua më 2023 duke u gjykuar që pretendimet e studiuesit tashmë nuk mund të pranoheshin më.[3]

Historia

Redakto

Më 2002 studiuesi Musa Ahmeti njoftoi përmes mediave zbulimin e dorëshkrimit të Teodor Shkodranit, në 208 fletë pergamene të shkruara vetëm nga njëra anë, me shkronja latine dhe në dialektin gegë. Dokumenti sipas Ahmetit ndahej në tri pjesë: 97 faqe mbi teologjinë, 49 faqe mbi filozofinë dhe 62 faqe mbi historinë.[4]

Deklarata e Ahmetit asokohe u përshëndet nga Dhimitër Shuteriqi, Moikom Zeqo, Pranvera Bogdani, Nasho Jorgaqi dhe Shaban Sinani, por edhe u kundërshtua nga Ardian Klosi, Aurel Plasari, Ardian Vehbiu,[1] Kristo Frashëri dhe Matteo Mandalà.[5] Klosi ka argumentuar anakroninë e mëtimit nga pikëpamja filologjike, Plasari nga ajo historiografike duke parashtruar se ka patur një autor bizantin të quajtur Theodore Skoutariotes.

Lajmi mbi dorëshkrimin, pavarësisht diskutimeve, u përfill si i mirëqenë nga hartuesit e Enciklopedisë Britanike si dhe kreun përkatës të veprës së Robert Elsie Albanian Literature: A Short History pas gjase e hartuar nga Peter Prifti.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Vehbiu, Ardian (1 shtator 2022). "Fabrikim i nevojshëm". peizazhe.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Ahmeti, Musa (20 korrik 2021). "Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit, i vitit 1210". telegraf.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Zela, Granit (12 shtator 2023). "Enciklopedia Britanike: një referencë e fshirë". peizazhe.com.
  4. ^ Elsie, Robert (2005). Albanian Literature: A Short History (në anglisht). London: I.B.Tauris. fq. 5. ISBN 9781845110314.
  5. ^ Ramaj, Albert (24 shkurt 2007). "«Zbulimi» i dorëshkrimit të Teodor Shkodranit". shkoder.net.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)