Ardian Vehbiu

autor dhe përkthyes shqiptar

Ardian Vehbiu (Tiranë, 22 gusht 1959) është një autor dhe publicist shqiptar. Ka mbaruar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe të fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Gjatë viteve 1983–1990 ka punuar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pas rënies së komunizmit, për një periudhë qe pedagog i shqipes në Institutin Universitar Oriental të Napolit. Që prej vitit 1996 jeton në New York.[1] Ardian Vehbiu prej vitit 2007 boton revistën online Peizazhe të Fjalës.[2]

Ardian Vehbiu
OccupationShkrimtar, përkthyes

Që prej qershorit 2020, është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Arsimimi

Redakto

Pas diplomimit nga shkolla e mesme e përgjithshme "Sami Frashëri" në Tiranë më 1977, ai filloi studimet një vit më pas në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës duke i përfunduar studimet me sukses në vitin 1983, duke e mbrojtur diplomën me një temë nga fusha e leksikologjisë.

Gjatë vitit shkollor 1987-88 kreu një specializim njëvjeçar në fushën e gjuhësisë historike dhe teorike, në Universitetin e Romës "La Sapienza" në Itali.

Jeta profesionale

Redakto

Pasi përfundoi studimet e larta, në vitin 1983 filloi punën si bashkëpuntor tekniko-shkencor, në Institutin e Historisë dhe të GjuhësisëAkademisë së ShkencaveRepublikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Teksa punonte në sektorin e leksikologjisë dhe të leksikografisë, Vehbiu u inkuadrua në fazën e fundit të botimit të Fjalorit të Shqipes së Sotme (1984) dhe më pas në aksionin nacional për mbledhjen e fjalëve dhe të shprehjeve popullore.

Gjatë viteve shkollore 1986-87 dhe 1988-90, ai ka dhënë leksione në lëndët e Leksikologjisë dhe të Historisë së gjuhësisë së përgjithshme me studentët e degës së gjuhës italiane, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Në vitin 1990 filloi të punonte si lektor i gjuhës shqipe në katedrën e Gjuhës dhe të letërsisë shqipe, pranë Istituto Universitario Orientale në Napoli, Itali, një punë që e vazhdoi pa ndërprerë deri në fund të vitit 1995.

Si punonjës i kësaj katedre të rëndësishme dhe prestigjioze në Itali, Vehbiu jo vetëm që drejtoi seminare të gjuhës shqipe me studentë dhe pasuniversitarë të kësaj lënde, por edhe u përfshi në veprimtari të ndryshme me natyrë kërkimore-shkencore, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm konferencash akademike në Napoli, Romë, Unical (Kozencë) dhe Salerno dhe në përgatitjen për shtyp të botimeve të katedrës, mes të cilave edhe Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe.[nevojitet citimi]

Në shkurt të vitit 1996, ai u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të ribashkimit familjar, për t'u vendosur në Nju Jork. Midis viteve 1996-2005 punoi në fillim si korrektor përkthimi dhe menaxher i përkthimeve në disa kompani përkthimesh në Nju Jork. Prej vitit 2005 dhe në vazhdim ka qenë në profesion të lirë, si përkthyes, publicist dhe shkrimtar.[nevojitet citimi]

Botime

Redakto
  • La scoperta dell'Albania: Gli albanesi secondo i mass media. Milano, Edizioni Paoline, 1996 (me bashkautor Rando Devole)
  • Kulla e sahatit (ese), Tiranë, K&B, 2003, ribotuar e ripunuar dhe e zgjeruar nga Botime Çabej, 2018.
  • Zhargonet e kombit: ese kritike I. Elbasan, Sejko (2004)
  • Kuzhinat e kujtesës: ese kritike II. Elbasan, Sejko (2006)
  • Fraktalet e shqipes: rrëgjimi i gjeometrive të standardit, (përmbledhje esesh) Tiranë, Çabej, 2007.
  • Midis zhgënjimit dhe mitit: realitete amerikane (ese), Tiranë, Botimet “Max” 2007.
  • Shqipja totalitare: tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945–1990 (ese) Tiranë, Çabej, 2008.
  • Folklori i elitave (ese) Tiranë, Morava 2009.
  • Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit (tregime), Tiranë, K&B, 2010; ribotuar nga Botimet Dudaj, 2012.
  • Kundër purizmit (ese), Tiranë, Botimet Dudaj, 2012.
  • Sende që nxirrte deti (ese), Tiranë, Botimet Dudaj, 2013.
  • Bolero (roman), Tiranë, Botimet Dudaj (2015).
  • Ndërhyrjet e zotit Shyti (roman), Tiranë, Botimet Dudaj, 2016
  • Kusuret e zotit Shyti (roman), Tiranë, Botimet Dudaj, 2017
  • Fjalë për fjalë (ese), Botime Çabej, Tiranë 2017
  • Gjuha e thyer, gjuha që thyen (ese), Botime Çabej, Tiranë 2018
  • Përrallëtarët e gjuhës shqipe, Botime Naimi, 2024

Çmime letrare

Redakto
  • Çmimi "Gjergj Fishta" për Shqipja Totalitare (2009)
  • Çmimi "Ardian Klosi" për Sendet që nxirrte deti (2014)

Libra të përkthyer në gjuhë të tjera

Redakto
  1. Ndërhyrjet e zotit Shyti, Plethora Editions, Athinë 2018.
  2. Cose portate dal mare, Besa Muci, 2020.

Referime

Redakto
  1. ^ Ardian Vehbiu, intervistoi Elsa Demo (6 janar 2010). "Çfarë ndodhi me shqipen gjatë komunizmit: Si u krijua shqipja totalitare?". peizazhe.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Gjatolli, Erion (17 korrik 2017). "Albania, paesaggi di parole: un'intervista ad Ardian Vehbiu". balcanicaucaso.org (në italisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)