Elsa Demo
Elsa Demo është gazetare e kulturës nga Fieri. [1]
Elsa Demo | |
---|---|
Lindi | |
Profesioni | Gazetare |
Vite aktiviteti | Prej vitit 2000 |
Vepra të shquara | |
Faqja në rrjet | Elsa Demo
Commons: Elsa Demo – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale |
Edukimi
RedaktoElsa u lind në Fier, ka studiuar letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në vitin 1999. Ajo u doktorua në vitin 2020 në Studime Letrare me tezën “Letërsi shqipe pa lexuesin e parë. Rasti i tre autorëve: Kasëm Trebeshina, Shpëtim Gina, Jamarbër Marko".[2] Përtej vlerave studimore në fushën letrare, teza është me interes për t'u lexuar, pasi përmban dorëshkrime letrare, shënime e ditarë të shkrimtarëve.
Karriera
RedaktoElsa jeton dhe punon në Tiranë. Fillimet e saj në gazetarinë kulturore janë në gazetat “Koha jonë” dhe “Korrieri”. Në vitet 2003-2013, është gazetare dhe redaktore e faqeve kulturore, e për dy vjet zëvendëskryeredaktore e gazetës “Shekulli”.
Prej vitit 2013, ajo raporton për zhvillimet kulturore përmes hapësirës së saj televizive, aktualisht me programin e përjavshëm “Artes” në Televizionin Shqiptar, RTSH.[3]
Krahas kronikave kulturore, Elsa ka shkruar ese, reportazhe, analiza në të përditshmet po edhe në periodikë dhe antologji.[4]
Është fituese e çmimit “Woytila” në konkursin ndërkombëtar “Gazetarë të Mesdheut” (2009), Itali.
Bashkë me shkrimtarin dhe studiuesin Ardian Klosi, Elsa Demo ka hartuar dhe botuar dy antologji dokumentare dhe letrare: e para për jetën nën diktaturë "Shqipëria kujton. 1944-1991" dhe e dyta për periudhën e tranzicionit “Shqipëria tregon 1991-2010”.
Elsa është anëtare e Federatës Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit – FIPRESCI.[5] Kjo federatë përbëhet nga një grup kritikësh profesionistë dhe gazetarësh të filmit anembanë botës për të "promovuar kulturën e filmit dhe mbrojtur interesat profesionale".
Drama "E gjelbër hiri në të zezë"
RedaktoTeksti i saj për teatër “E gjelbër hiri në të zezë” (Grayish Green into black), u shpall fitues në konkursin “Pipelines”, organizuar në 2021-shin nga European Theatre Convention dhe Schauspielhaus Graz (Austri) dhe mori pjesë në Dramatikerinnenfestival në Grac, 2022.
Pjesa është prezantuar në skenën e Teatrit Kombëtar dhe është lexuar nga aktorët Ndriçim Xhepa, Gladiola Harizaj, Linda Jarani dhe Genci Fuga.[6] Personazhet e dramës janë 5: Rizai i cili është dhe babai i familjes, 54 vjeç, Jana e cila është mamaja, 48 vjeçe, Neli është vajza, 18 vjeçe, eksperti dhe mjeku. Drama është shkruar gjatë muajve korrik dhe gusht 2021.
Një ditë dimri, ndodh shpërthimi i një burimi nafte në trekëndëshin midis shtëpive, varrezës së fshatit dhe kinemasë fantazmë. Shtëpia, varreza, kinemaja, vijnë si dëshmitare të kohëve më të vjetra se kjo ku jeton familja bashkëkohore. Kështu kohët bashkojnë krahët, e shkuara shkërben të tashmen, vendet shkërbejnë njerëzit për të thënë se nevoja për mbijetesë kontrollon dhe sfidon nevojat shpirtërore brenda njerëzve të një gjaku, që përbëjnë dhe miniaturën e një shoqërie të polarizuar...
Literatura
Redakto- Shqipëria kujton. 1944-1991, shtëpia botuese “K&B", Tiranë, 2009, ISBN 978-999-568-0534. Ky libër është një antologji i cili kujton autorë shqiptarë përgjatë viteve 1944-1991. I botuar në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, antologjia pasqyron fjalën dhe mendimin e shkrimtarëve në Shqipëri në diktaturë. Tematika që përshkruan tregimet e tekstet në libër është liria e munguar, nisur nga torturat e tmerrshme ku kaluan Zef Pllumi, Petro Marko, Arshi Pipa, Simon Jubani, Maks Velo si dhe nga meditimet e grave që përjetuan sëmundje e fatkeqësi familjare si te Drita Çomo, etj. Në libër trajtohet si historia e lirisë së ndrydhur dhe dinjitetit të nëpërkëmbur njerëzor, ashtu dhe historia letrare. Autorët e antologjisë kanë mbajtur kriterin filologjik, duke mos ndërhyrë për korrigjime drejtshkrimore tek asnjë autor që kanë shkruar në gegërisht apo kanë që i kanë lënë veprat e tyre në dorëshkrim. Kjo antologji është botuar me mbështetjen e Institutit Goethe dhe shoqatës kulturore "Robert Schwartz". Libri ka 490 faqe.
- Shqipëria tregon. 1991-2010, shtëpia botuese “K&B”, Tiranë, 2010, ISBN 978-999-568-4044. Ky libër ka 386 faqe dhe është përmbledhje me prozat më të mira të viteve 1991-2010, të cilat kanë karakter psikologjik dhe ironik nga autorë, si: Ardian Kyçyku, Ervin Hatibi, Ardian Vehbiu, Agron Tufa, Luljeta Dano etj.
- Libri "Te Teatri" përmban shkrime të ndryshme të botuara në gazeta dhe revista midis viteve 2002-2022. Ai përbëhet nga 6 kapituj. Çdo kapitull përmban një fabul tematike.[7] Në secilin prej tyre, shkrimet përqendrohen në zhvillimet para dhe pas shembjes së Teatrit Kombëtar; hendekun mes roleve të qytetarit, intelektualit, artistit dhe thjeshtimin e njeriut te personazhi politik; përpjekjet për një lexim të thelluar të gjuhës së teatrit si dramaturgji dhe spektakël; zhanrin e intervistës e cila jep atmosferën e vendit dhe të kohës, mendimin e pafiltruar të burimit e të dëshmisë; e deri tek portretet që janë linjë gjithëpërfshirëse nga të gjallët tek të vdekurit. Nga portretet e gjalla është me interes informacioni për personazhet, shfaqet, figurat artistike, ëndrrat, përshtypjet, etj., ndërsa tek ata që nuk jetojnë është me interes bashkëbisedimi përmes arkivës, dorëshkrimeve, fotografive, shtëpive të tyre, etj. [8]
-
Shqipëria kujton 1944-1991.
-
Shqipëria tregon. 1991-2010
Demo është redaktore e librit "E ardhmja", një libër që flet për një shoqëri konsumi, dhe është shkruar nga autori francez Marc Augé.
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Demo, Elsa. "Peizazhe të fjalës".
- ^ Demo, Elsa (2019). "Letërsi shqipe pa lexuesin e parë. Rasti i tre autorëve: Kasëm Trebeshina, Shpëtim Gina, Jamarbër Marko".
- ^ Demo, Elsa (30 pri 2022). "Pse kandidoj për Operën? | "Artes" nga Elsa Demo në RTSH".
- ^ "Elsa Demo". Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.
{{cite web}}
:|archive-date=
ka nevojë për|archive-url=
(Ndihmë!) - ^ Demo, Elsa. "Members of FIPRESCI" (në anglisht).
- ^ "'E gjelbër hiri në të zezë', drama shqipe në Graz të Austrisë mes 10 shtetesh nga e gjithë bota!".
- ^ Demo, Elsa (16 maj 2023). "Te Teatri". Peizazhe të fjalës.
- ^ Demo, Elsa. Te Teatri (bot. First). Tirana: Berk. fq. 11–22. ISBN 978-9928-368-11-9.