Jamarbër Marko (Tiranë, 19 mars 1951 - 4 shtator 2010) ka qenë poet shqiptar i njohur me pseudonimin Madu, i përndjekur prej regjimit komunist .

Biografia Redakto

U lind në Tiranë më 1951, i biri i shkrimtarit Petro Marko dhe piktores Safo Marko. Pas shkollimit fillor, ndoqi dhe kreu të mesmen në gjimnazin "Sami Frashëri", prej ku ndoqi studimet për gazetari, të cilat i përfundoi më 1974. U emërua në gazetën lokale vlonjate "Zëri i Vlorës".[1] Duke pasë qenë nën vëzhgimin e Sigurimit të Shtetit, gushtin e 1975 iu bë një kontroll ku i gjetën dy letra që ia lexuan si armiqësore, që u bënë shkak për ta arrestuar dhe dënuar për agjitacion-propagandë. Dënimin e kaloi në burgun e Spaçit, prej ku u lirua më 1978 pas një sakrifice të së ëmës. Punoi hamall në Kinostudion "Shqipëria e Re" deri më 1991, kur për shkak të një aksidenti në punë ngeli invalid.

Poezitë e tij tërhoqën vëmendjen e bashkëmoshatarit dhe bashkëvuajtësit Fatos Lubonja, të cilat ia botoi në dy përmbledhjet Rastësisht me dashje (Tiranë, 1995) dhe Pro nobis (Tiranë, 2001). I harruar nga shteti postkomunist, juritë e çmimeve letrare, kritikët letrarë, shtëpitë botuese dhe profesorët e letërsisë, ndërroi jetë më 4 shtator 2010.[2]

Referime Redakto

  1. ^ Fotiadhi, Pirro (19 mars 2019). "In memoriam, poeti Jamarbër Marko". alb-spirit.com.
  2. ^ Lanksch, Hans-Joachim (6 shtator 2015). "Pesë vite pa Jamarbër Markon". radiandradi.com.